Siç raporton edhe faqja italiane “tuttomercatoweb.com”, një lajm i bujshëm vjen nga merkato.
Është pikërisht klubi holandez i Ajaksit, që kërkon të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar, që luan për Kosovën, Milot Rashica.
Momentalisht tek Viteshe, 21-vjeçari do të bënte hapin e madh në karrierë, nëse do të kalonte tek Ajaksi.
Kartoni i tij ka një vlerë të lartë, dhe minimalisht Ajaksi do duhej të paguante 5 milionë euro për sulmuesin e krahut të djathtë.
http://www.panorama.com.al/sport/e-bujshme-gjigantet-e-ajaksit-kerkojne-milot-rashicen/