Spitali Amerikan sjell për qytetarët shqiptarë, si të ftuar nderi për të performuar në Koncertin e Bamirësisë në 27 Janar në Pallatin e Kongreseve, mes shumë artistëve të tjerë shqiptarë të muzikës lirike dhe tradicionale;dy nga figurat më të shquara dhe të pëlqyera të skenës operistike, teatrit dhe muzikës klasike në botë;sopranon e suksesshme botërore Maria Jose Siri dhe tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Josif Gjipali (Giuseppe Gipali),artistin që ka prekur skenat më në zë të artit të muzikës klasike.
“Më shumë tinguj, tani e përgjithmonë”ështëlajtmotivi që na shoqëron edhe këto dy javë, deri nëçeljen e Koncertit të Bamirësisë, të organizuar nga Spitali Amerikan, me kauzën sublime për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë lindur me probleme në dëgjim, duke mundësuar kështu realizimin e ndërhyrjeve dhe vendosjen e implanteve kokleare; një teknologji kjo sa e vështirë dhe e kushtueshme për pacientët.
Cilët janë yjet që do të ngjiten në skenë për të performuar në këtë mbrëmje?
Maria Jose Siri, sopranoja e mirënjohur ndërkombëtarisht, e njohur më së shumti me performancën si protagonistja e veprës Madama Butterfly për hapjen e sezonit të ri operistik 2016/2017 në Teatrin e Operës “La Skala”, i cili mbetet padyshim momenti më i rëndësishëm dhe kulminant në karrierën e saj deri më tani.
Në vitin 2008 ajo shfaqet me debutimin e saj lirik në Europë në rolin e Elonorës në “Il Trovatore” në Genoa të Italisë nën dirigjimin e Bruno Bartolettit.
Moment ky që pason sukseset e panumërta të sopranos së mirënjohur Maria José Siri, duke performuar në skenat më të rëndësishme botërore të Teatrove dhe Operave si; në Teatrin e La Skalës me Aidën, në Teatrin e Vjenës me Toska dhe Maddalena të Andrea Chénier, në Liceun e Barcelonës (Mimi, La Bohème), në Teatrin e Operës së Berlinit (Tatiana, Eugene Onegin dhe Toska), në Teatrin gjerman të Berlinit (Toska), në Teatrin Mariinsky të San Pjetërsburgut (Rachel në La Juive), në Teatrin La Monnaie Bruxelles (Amelia në Ballo me Maska), në Teatrin Kombëtar të Tokios (Toska dhe Andrea Chenier), etj.
Josif Gjipali,i njohur me emrin e artit Giuseppe Gipali, i vlerësuar qënga studimet nëAkademinë e Arteve, si një nga arritjet mëtë mira tëkësaj akademie. I nderuar me çmimin Ambasador i Kombit dhe çmimin Mirënjohja e Qytetit Vlorë; ai zhvillon aktivitetin e tij solistik pranëTOB deri në vitin 2003. Për dy vite me rradhë nga viti 2001 deri në 2003 Josif Gjipali është shef i solistëve të TOB.
Në vitin 2002 fiton çmimin e parë në konkursin “TITO GOBBI” dhe në vitin 2003 fiton çmimin e dytë në konkursin më të famshëm në botë për këngëtar lirik OPERALIA “PLACIDO DOMINGO”.
Fill më pas, vijon një karrierë ndërkombëtare të rëndësishme, me përformanca dhe pjesmarrje në skenat më famoze në botë. Deri më sot, tenori shqiptar Josif Gjipali ka kënduar në gjithë teatrot më të rëndësishme të botës; që nga La Scala, Convent Garden,Bastille Paris, Berlin, San Francisko, Toronto, Pekin etj.
Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar shumë herë me emrat më të mëdhenj të lirikës botërore si: Riccardo Muti, Zubin Mehta, George Pretre, Daniele Gatti, Riccardo Chailly e shume te tjere, Me regjisore si Franco Zeffirelli, Gilbert Deflo, Lorenzo Mariani, Mario Martone etj.
Ndër veprat ku ka performuar përmendim: Attila; Un ballo in maschera; Il Corsaro; Don Carlos ne IV e V akte si dhe versionin francez; I due Foscari; Luisa Miller; Macbeth; I Masnadieri; Rigoletto; Simon Boccanegra; La Traviata; Il Trovatore; Giacomo Puccini; La boheme; La Rondine; Madama Butterfly; Tosca; Gaetano Donizetti; Anna Bolena ; Lucia di Lammermoor.