Gjesti i rrallë dhe bamirës i dy muratorëve shqiptarë që habiti italianët (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjesti i rrallë dhe bamirës i dy muratorëve shqiptarë që habiti italianët (foto)

20:03 | 29/09/2019
në Kryesore
0

Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rokos, në Popoli, kthyer në atë gjendje të mjerueshme, nuk bënë dot sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

“Merremi ne me të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”.

Një gjest i madh i shkëlqyer vëllazërie dhe solidariteti ai që u bë nga dy muratorë me origjinë nga Shqipëria, por që kanë jetuar në Pratola Peligna për shumë vite.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Që prej mëngjesit të së premtes, Luan Hallulli dhe Arbert Muça iu futën punës për rikonstruktimin falas të brendësisë së kishës së San Rokos.

Kjo histori e bukur e solidaritetit dhe afërsisë së kombit që i afroi ata, raportohet sot nga e përditshmja Il Centro, në një artikull të nënshkruar nga Claudio Lattanzio.

Prej kohësh muret e vendit të shenjtë janë dëmtuar nga pakujdesia dhe lagështia: suvaja që bie vazhdimisht në dysheme me besimtarët të detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave.

Dhe një ditë, Luani dhe Alberti, të cilët kanë punuar në zonë javën e kaluar kanë përfituar nga pushimi i drekës dhe kanë hyrë në kishë, duke u habitur nga gjendja e mjerueshme në të cilën ajo ndodhej.

“Ishte shkatërruar gjithçka,” thotë Luani, “plot vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep. Unë i thashë Albertit: ne duhet të bëjmë diçka dhe shkuam te furnizuesit tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur zonja që kujdeset për kishën erdhi, ishte shumë e lumtur dhe na tha: “Zoti ju bekoftë askush nuk kishte bërë kurrë diçka të tillë për kishën”.

Të dy, Luani dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre, ata janë myslimanë.

“Sidoqoftë ne jemi fëmijë të Zotit”, pohon Alberti me bindje, “nuk ka asnjë lidhje me të qenit katolik, ortodoks ose mysliman, ne besojmë vetëm te Zoti dhe është ai që na udhëzon në atë që bëjmë”.

Natyrisht kujdestarja e kishës së San Rokos, Liliana Cavalieri, u mahnit shumë nga gjesti i dy muratorëve shqiptarë: “Dora e Zotit ka vepruar ndoshta mbi këta njerëz të mirë, të cilët komuniteti ynë fetar nuk do të pushojë kurrë së falënderuari”, tha gruaja me mirënjohje.

“Feja ekziston brenda secilit prej nesh”, përfundon Luani, “ne kemi jetuar në Itali për mbi 30 vjet dhe jemi mirëpritur si vëllezër. Këtu na u dha mundësia të punojmë dhe të jemi në gjendje të kujdesemi për familjet dhe fëmijët tanë”.

Përgatiti: F. H. për SYRI.net

Etiketa: kisha e San RokosPopoli

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Partizani padron i derbit, mposht Tiranën me rezultatin 2-1 (film)

Partizani padron i derbit, mposht Tiranën me rezultatin 2-1 (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com