Gjermania: Penalizim për azilkërkuesit që gënjejnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania: Penalizim për azilkërkuesit që gënjejnë

10:47 | 04/02/2019
në Shqiperi
0

Për ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, nëse azilkërkuesit e refuzuar fshehin identitetin do të humbasin “duldung“-un, lejen e përkohshme të toleruar. Planet janë ende duke u përgatitur.

Agjencia e lajmeve, AFP dhe gazeta “Die Welt” citojnë një draft të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin: “Kush e pengon dëbimin e tij vetë, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkëndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më “duldung” –(lejen e përkohshme të toleruar të qëndrimit.) Ky i huaj do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania, raporton gazeta “Die Welt”. Synimi i këtij ashpërsimi ligjor është të ndahen azilkërkuesit e refuzuar që e pengojnë vetë dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë pasaportë, kanë arsye të forta humanitare që flasin kundër dëbimit apo në rajonin e banimit të personit nuk ka fluturime për shkak se është një rajon krize.

“Boshllëk ligjor”

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin është shprehur ,se azilkërkuesit janë deri më tani i vetmi grup i të huajve në Gjermani, i cili nuk ndiqet penalisht, kur gënjen autoritetet për identitetin. Aktualisht ka vetëm gjobitje si kundravajtje. Kjo është një gjendje, që nuk duam „ta pranojmë më si të tillë”. Për të mbyllur këtë boshllëk ligjor penalizimi, në nivel ekspertësh po zhvillohen diskutime, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Por aktualisht ky projektligj ende nuk është akorduar me sektorë të tjerë të ministrisë, prandaj është shumë herët të ofrohen të dhëna më konkrete. Po ashtu nuk dihet, nëse partitë e koalicionit do të binin në ujdi për një ligj të tillë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ministrja socialdemokrate e Drejtësisë, Katarina Barley ka shprehur rezerva për propozimin e Seehoferit. Një zëdhënës tha se kur projektligji të jetë gati ai do të shqyrtohet, por që tani, të dhënat e gabuara personale shihen si kundërvajtje dhe gjobiten. Organizata e të drejtave të njeriut, Pro Asyl i kritikon planet e Seehoferit. Praktika tregon, se azilkërkuesve shpesh në mënyrë arbitrare u thuhet se nuk bashkëveprojnë sa duhet. Në një kohë që ka arsye të ndryshme për dokumentet që mungojnë, shpjegon Pro Asyl. Tre të kartëtat e azilkërkuesve të refuzuar që duhet të largohen janë me leje të përkohshme, sepse kanë një identitet fallco apo shteti heq dorë nga dëbimi për arsye humanitare. Në Gjermani në fund të vitit 2018 ka pasur 180.124 vetë me leje të përkohshme të toleruar të qëndrimit. 40% e tyre nuk kanë dokumente, thuhet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë i dha kërkesës së grupit parlamentar liberal, FDP.

/ DW

Etiketa: Gjermania

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mblidhet Asambleja/ Pedagogu: 400 milionë lekë për rojet, s’mban njeri përgjegjësi

Mblidhet Asambleja/ Pedagogu: 400 milionë lekë për rojet, s’mban njeri përgjegjësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

17:22 | 04/04/2026
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

17:10 | 04/04/2026
Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe… –

Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe… –

16:58 | 04/04/2026
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

16:34 | 04/04/2026
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

16:22 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –
  • Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –
  • Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe… –
  • Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –
  • Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –
  • Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –
  • Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com