Gjermania bëhet gati të “zbrazë” Ballkanin Perëndimor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania bëhet gati të “zbrazë” Ballkanin Perëndimor –

13:57 | 01/04/2023
në Uncategorized
0

Risitë janë dyfishimi i kuotës së punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor, që nga 25 mijë do të lejohet të arrijë në 50 mijë vetë në vit, si edhe sistemi i pikëve, ose Karta e Shanseve (Chancenkarte). Që nënkupton se trajektorja e punëtorëve që largohen nga Maqedonia e Veriut për në Gjermani do të vijojë të jetë në ngritje

Me miratimin e projektligjit të migrimit të fuqisë punëtore të mërkurën qeveria gjermane është bërë gati të “shterojë” fuqinë punëtore të Ballkanit Perëndimor. Risitë janë dyfishimi i kuotës së punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor, që nga 25 mijë do të lejohet të arrijë në 50 mijë vetë në vit. Që nënkupton se trajektorja e punëtorëve që largohen nga Maqedonia e Veriut për në Gjermani do të vijojë të jetë në ngritje. Shifrat e deritanishme të migrimit, ani pse të frenuara nga kushtet për përfitimin e lejes së punës, kuotat më të vogla të pranimit, janë bërë shqetësuese duke sjellë mungesa serioze të profileve të punonjësve, sidomos në sektorë si shëndetësia, mjekësia, inxhinieri kompjuterike, ndërtimtari e të tjera. Sipas të dhënave zyrtare të BE gjatë muajve shtator 2021- korrik 2022 janë evidentuar rreth katër mijë aplikime në kategorinë – “për herë të parë”, që do të thotë se rreth katër qind persona të largohen çdo muaj nga vendi . Por risia kryesore e këtij projektligji, që i bën krenarë dy ministrat socialdemokratë, është sistemi i pikëve, ose Karta e Shanseve (Chancenkarte). E ngjashme me sistemin kanadez të migrimit, Karta e Shanseve jep mundësi migrimi në Gjermani edhe në bazë të një sistemi pikësh bazuar në katër kritere: njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Sipas draftit, mjaftojnë gjashtë pikë për të marrë një vizë njëvjeçare dhe për të kërkuar punë në Gjermani. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi) qasje në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Ku si parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Gjermania është shteti që qëndron në krye të listës së vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve, sipas statistikave evropiane. Drejt vendeve të BE vetëm vitin e kaluar rreth 6.500 persona aplikuan për azil (3.000 prej këtyre ishin kërkesa të përsëritura). Ndërsa sipas të dhënave të Agjencisë evropiane të migrimit (EUAA) Maqedonia e Veriut renditet e dyta nga vendet e rajonit (pas Shqipërisë) me 757 aplikime vetëm gjatë muajit janar të këtij viti.  “Rritja e inflacionit, ‘kthimi prapa i demokracisë’ dhe për disa faktorë të tjerë që besohet se kanë çuar në rritjen e numrit të aplikimeve”, u shprehën nga agjencia e BE-së.

DY MILIONË VENDE PUNË BOSH

Projektligji i ri është pjesë e një strategjie të re të qeverisë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, e cila tani po shqyrtohet nga komisionet përkatëse në Bundestag. Ai parashikon përveç shfrytëzimit te potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar. Në një studim i Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë që u prezantua në mes të janarit në Berlin, deklarohet se Gjermania ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 75.000 vetë si fuqi punëtore e kualifikuar në vit. Këtyre u shtohet edhe kontingjenti i Ballkanit Perëndimor, me 50 mijë punëtorë në vit./Evis Halili koha.mk/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Itali/ Vrau të shoqen me thikë, vetëvritet në qeli shqiptari –

Itali/ Vrau të shoqen me thikë, vetëvritet në qeli shqiptari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com