Rrobat dhe sendet e tjera të dhuruara për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri janë djegur në një sulm të dyshuar për zjarrvënie në Gjermaninë perëndimore.
Policia gjermane njoftoi se donacionet e ruajtura në ambientet e një supermarketi në qytetin Recklinghausen u dogjën mbrëmë.
Video-pamjet e siguruara nga autoritetet tregojnë dy të dyshuar që ndezin zjarrin qëllimisht dhe gjithashtu djegin një flamur turk që ishte në murin e ndërtesës.
Policia bëri apel për dëshmitarë dhe kërkoi nga kushto që ka informacion që të kontaktojë me ta dhe të ndihmojë në hetimin e kësaj ngjarjeje.
Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Qindra njerëz janë mobilizuar në Gjermani për të mbledhur fonde dhe ndihma për të ndihmuar viktimat e tërmeteve të mëdha që goditën Turqinë më 6 shkurt.
Sipas shifrave të fundit zyrtare, mbi 35 mijë njerëz humbën jetën dhe mbi 105 mijë të tjerë u plagosën në dy tërmetet vdekjeprurëse që tronditën Turqinë jugore.
Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş u prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë Adımayan, Gaziantep dhe Hatay.
Po ashtu edhe në Sirinë fqinje të paktën 3.688 persona humbën jetën dhe mbi 14.749 u plagosën.