Policia e Gjermanisë ka evakuuar stacionin hekurudhor në Rastatt pas një alarmi për bombë. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja është ende e paqartë.
Sipas policisë Federale të Gjermanisë alarmi për bombë u dha rreth orës 09:15.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët me qentë antieksploziv, por deri tani nuk është gjetur asnjë pako e dyshimtë në stacionin e trenit.
Alarmi u konfirmua edhe nga Policia Federale në TWitter: “Agjentët federalë dhe policia rajonale janë në vend për sigurinë tuaj.”