Gjermanët zgjedhin të fikin dritat, pse kemi nevojë për errësirë?! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermanët zgjedhin të fikin dritat, pse kemi nevojë për errësirë?! –

10:21 | 25/12/2022
në Uncategorized
0

Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjermane këtë dimër i fikin disa drita natën, kjo jo vetëm kursen para dhe energji, por sjell edhe përfitim për shëndetin e njeriut, klimën dhe biodiversitetin. Kriza energjetike i ka nxitur qytetet në të gjithë Gjermaninë që të fikin dritat e natës në monumente dhe ndërtesat kryesore si bashkitë, muzetë dhe bibliotekat.

Në kryeqytetin Berlin, 200 monumente, duke përfshirë Monumentin e Fitores dhe Katedralen e Berlinit, mbeten të pandriçuara kur perëndon dielli.

Që nga 1 shtatori, Urdhëresa për Kursim të Energjisë ndalon zyrtarisht edhe ndriçimin e ndërtesave publike nga jashtë. Ndërkohë, tabelat e neonit mund të ndizen vetëm për disa orë në ditë.

Katedralja e Berlinit, godinat publike nuk ndriçohen gjatë natës si dikurKatedralja e Berlinit, godinat publike nuk ndriçohen gjatë natës si dikur.

Qyteti i Vajmarit në Gjermaninë qendrore ka kursyer energji gjatë muajve të verës duke ndezur dritat e rrugëve 30 minuta më vonë në mbrëmje dhe duke i fikur ato 30 minuta më herët. Por përtej kursimit të energjisë dhe parave, qytetet më në errësisë kanë shumë ndikime pozitive si për klimën ashtu edhe për biodiversitetin.

Dritat e fikura ndihmojnë kundër ndotjes së ajrit

Shoqata Ndërkombëtare Dark-Sky, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, vlerëson se rreth një e treta e të gjithë ndriçimit të jashtëm që konsumohet gjatë natës nuk ka asnjë përfitim.

Edhe përpara krizës globale të energjisë dhe çmimeve më të larta, fikja e këtij ndriçimi të panevojshëm do të kursente 3 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro) në vit dhe gjithashtu do të ndihmonte në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të dëmshme që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Në Indi, për shembull, ndriçimi i tepërt lëshon 12 milion ton dioksid karboni në vit, sipas ekspertit të ndryshimeve klimatike Pavan Kumar nga Universiteti Qendror Bujqësor Rhani Lakshmi Bai në shtetin e Uttar Pradesh. Kjo është e barabartë me rreth gjysmën e emetimeve totale të prodhuara nga trafiku ajror dhe detar i Indisë çdo vit.

Sot, më shumë se 80% e njerëzve në mbarë botën jetojnë nën qiell të ndotur nga dritat. Në Evropë dhe SHBA, shifra është deri në 99%, që do të thotë se njerëzit nuk përjetojnë më errësirë të vërtetë. Në Singapor, për shembull, netët janë bërë aq të ndritshme saqë sytë e njerëzve tani përpiqen të përshtaten me errësirën e vërtetë.

Pse na duhet errësira

Përveç përfitimit të mjedisit, errësira e mjaftueshme gjatë natës është e mirë për shëndetin e njeriut. Studimet kanë treguar lidhjen midis dritës artificiale dhe dëmtimit të syrit, pagjumësisë, obezitetit dhe në disa raste, depresionit. Këto efekte anësore lidhen me mungesën e melatoninës, një hormon që lirohet kur errësohet.

Berlini në ditët e Krishtlindjes, pavarësisht masave të kursimit gjatë festave të Krishtlindjeve qytetet u dekoruan me dritaBerlini në ditët e Krishtlindjes, pavarësisht masave të kursimit gjatë festave të Krishtlindjeve qytetet u dekoruan me drita.

“Kur ne nuk e marrim atë hormon kur nuk e prodhojmë atë hormon, sepse jemi të ekspozuar shumë ndaj dritës në banesën tonë, ose si punëtor me turne, atëherë e gjithë puna e këtij sistemi të orës biologjik bëhet problematike,” tha Christopher Kyba, shkencëtar në Qendrën Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencën.

Një studim i vitit 2020 nga SHBA tregon se fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në zona me dritë artificiale të bollshme flenë më pak dhe vuajnë më shpesh nga problemet emocionale.

Futja e dritës artificiale është “një nga ndryshimet më dramatike që kemi bërë në biosferë”, tha Kyba. Gjatë gjithë evolucionit “kishte një sinjal të vazhdueshëm që vinte nga mjedisi,” shpjegon ai. “Kjo është ditë, kjo është natë, ky është muaji hënor. Në zonat që përjetojnë ndotje të fortë nga drita, ai sinjal është ndryshuar në mënyrë dramatike.”

Shkencëtarët vlerësojnë se planeti ynë po bëhet çdo vit 2% më i ndritshëm. Pra, zbehja ose fikja e pjesshme e dritave të rrugëve mund të jetë hapi i parë për të luftuar ndotjen nga drita. Kjo është përkundër rregulloreve që mendojnë se errësira ndikon në shkallën e aksidenteve ose krimit, një supozim që kundërshtohet nga një studim në Angli dhe Uells.

Kafshët dhe bimët gjithashtu e pëlqejnë errësirën

Specie të tjera gjithashtu përpiqen të përshtaten me përdorimin e dritës artificiale gjatë natës. Koralet, për shembull, nuk riprodhohen si zakonisht; zogjtë shtegtarë mund të humbasin ndjenjën e orientimit dhe breshkat e sapodala nga veza janë gjetur duke ecur në brendësi të tokës, ku ngordhin, në vend që të rrëshqasin drejt detit.

Insektet gjithashtu preken. Një studim tregon se rreth 100 miliardë insekte nate vdesin në Gjermani çdo verë si rezultat i ndriçimit artificial.

Zakonisht të varur nga hëna për orientim, disa insekte shpërqendrohen aq shumë nga dritat e ndritshme të rrugëve, për shembull, saqë fluturojnë rreth tyre gjatë gjithë natës. Lodhja që pason mund t’i bëjë ata pre e lehtë për grabitqarët, të ndërhyjë në riprodhimin e tyre ose t’i vrasë plotësisht.

Disa studime të fundit kanë treguar se bimët që rriten pranë dritave të rrugëve pjalmohen dukshëm më rrallë gjatë natës dhe japin më pak fruta sesa kur të njëjtat bimë rriten diku tjetër në errësirë. Edhe pemët e ndjejnë ndikimin e dritës gjatë natës – ato prodhojnë sytha më herët dhe gjethet e tyre bien më vonë./DW

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shifra të çmendura, personazhet më të paguar në Instagram për 2022 –

Shifra të çmendura, personazhet më të paguar në Instagram për 2022 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash –

15:11 | 29/12/2025
Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010 –

14:53 | 29/12/2025

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –

14:31 | 29/12/2025
20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

14:11 | 29/12/2025
“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

13:49 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash –
  • Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010 –
  • Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –
  • 20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –
  • “Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –
  • Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash –
  • Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com