Gjenerali shqiptar: Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, cënon rëndë interesat detare të Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenerali shqiptar: Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, cënon rëndë interesat detare të Shqipërisë

15:00 | 22/01/2021
në Kryesore
0

Gjenerali Piro Ahmetaj ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për zgjerimin e Territorit me 12 milje, ku thekson se një zgjerim i tillë cënon rëndë interesat detare të Shqipërisë.

Ahmetaj thekson se kishte vendosur që të mos përfshihej më në këtë diskutim, por duhet se vendimi i fundit i qeverisë greke ka bërë që ai sërish të reagojë duke e cilësuar histori votimin e parlamentit grek dhe të sëmurë për pushtet qëndrimin e autoriteteve tona.

Ndër të tjera në shkrimin e tij ai thekson se është e patolerueshme sesi asnjë zyrtar sqiptar nuk reagon, heshtin dhe nuk kanë transparencë me atë që ndodhi me zgjerimin territorial të vendit fqinj.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Analiza e plotë e Gjeneral Piro Ahmetaj:

Mbas disa 10-ra vlerësimeve botuar nga media mbi arsyet madhore të dështimit të frikshëm të Surrel-Qeverisë në ikje, kisha vetë-vendosur të mos përfshihesha më në këtë diskutim iracional.

Mjaft është mjaft, por të sëmurët nga mbi-pushteti nuk kanë as kufij, as turp as marre! Prandaj mbas miratimit me votë unanime (284 nga 300 deputetë) të parlamentit të Greqisë si dhe kërkesës me mirësjellje të disa mediave, po paraqes shqetësimet strategjike, si vijon:

  1. Siç edhe u shprehë Kryeministri Mitsotakis, “Parlamenti Grek bëri histori”, duke legjitimuar zgjerimin nga 6 në 12 milje, ose më thjesht me zgjerimin e sovranitetin detar me 13 mije km2, të cilën e përkufizoi si realizim të një ambicie shekullore (legjitime!) si dhe përmbushjen e një objektivi të Startegjisë së Sigurisë Kombëtare në 40 vitet e fundit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, edhe pse i diplomuar nëHarvard (USA) dhe pinjoll i një familje në themelet e historisë së Greqisë moderne, nuk “shitetsi i gjithëditur as udhëheqës global”, por ka punur shumë fortë, me përgjegjshmëri dhe përulje në dobi të interesave të kombit dhe popullit të Tij. Dhe sigurisht, ka të drejtë legjitime të krenohet pasi falë vizionit, masave të orkestruara diplomatike, shtetërore, mediatike dhe institucionale ka përmbushur një objektiv me peshë gjeopolitike për kombin e Tij.

Më tej, me meritë e vlerësoi dhe falënderoi Kryeministrin e RSH (shkollëvetëm si piktor dhe pinjoll i bllokut komunist), i cili me pa-përgjshmëri cinike ndaj interesave të vendit Tij e ndihmoi të realizojë këtë përpjekje 100 vjeçare, pra zgjerimin e sovranitetit të Greqise fqinje, me 12 milje ose 13.000km2 (sa gati gjysma e tërësisë territoriale tëRSH).

  1. Në të kundërt, mbas kësaj vendimarrje (legjitimimin e sovranitit nga 6 në 12 milje), Qeveria Shqiptare, që s’ka as Ministra, as zv/Ministra, as Ambasadorë, as negociatorë, pra Ai dhe vetëm Ai, udhëheqësi I Plotfuqishëm, ka dështuar frikshëm në 8 vjet dhe si pasojë e Tij, interesat detare dhe gjeopolitike të RSH janë kërcënuar seriozisht. Edhe më thjesht, mbas këtij vendimi, RSH kërcënon të humbasë hapësira detare me interesa kritike ekonomike në detin Jon.

E përsësëris dhe do lutesha të isha gabim, por pas legjitimimit të sovranitetit të vendit fqinj nga 6 në 12 milje (faktit të kryer, siçpaskëshin kishin rënë dakord paraprakisht me PM-Rama!), RSH rrezikon të shkojë me humbje në xhep në Gjykatën Ndërkombëtare.

Dhe një pyetje tjetër shtesë, për Kryeministrin në ikje: “nëse deri nëvendimin e Gj.Nd (procesi mundet të zgjas me vite): “a zotëron RSH kapacitete operacionale (mjete/anije ushtarake, infrastruktura detare, etj) të afta për të ndaluar (nëse ka) shkeljet e sovranitetit, apo edhe për të mos lejuar shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive kombëtare në hapërisat e saj detare të RSH”?!?

Kryemninistri dhe institucionet kushtetuese, po ashtu, kanë detyrim të qartesojnë qytetarët për heqjen(pa ligj) nga inventari i burimeve të mbrojtjes të RSH edhe të bazës ushtarke detare të Sarandës, ndërkohë që shteti fqinj, Greqia për të mbrojtur dhe ushtruar sovranitetin detar në 12 milje planizon rritje të prezencës ushtarake edhe në Othonoi ?!

  1. Mungesa e transparencës (sikur negociohej për bunkerin e surrelit) mos-reagimi në kohë dhe propocional i institucioneve të larta shtetërore (u thënçin), dhe propaganda cinike që u shitej qytetarëve, se: “s’ka asgjë për tu shqetësuar, pasi si çdo vend edhe Greqia ka të drejte sovrane, në mos universale, pse jo “hyjnore”, për zgjerimin e sovranitetit detar nga 6 në 12 milje, etj”, si dhe arsyet: “pse për këtë vendimarrje “historike”, Greqise ju deshën 39 vjet, mbas marreveshjes se Montengo Bay, në mos mbi 100 vjet”, mbeten ende pikëpyetje legjitime por të “besdisshme” për udhehëqesit e sekserët e pushteteve!

E thëne më troç po të dëshironi: “kur zgjoheni në mëngjes dhe gjeni se fqinji ju ka shtyrë gardhin e avllisë që bashkë-ndani, nuk besoj se mundet të behet kështu pa pyetur pasi cënon jo vetëm metrat e oborrit por edhe integritetine fisit/familjes tuaj?!Ja kështu njësoj, shqetësimi për Ne, qyetarët e zakonshëm (që s’kemi në kurris hallet e Globit), mbetet fakti që vendi fqinj, Greqia zgjerohet me ligj nga 6 në 12 milje dhe 13000 mije km2, pjesë e qenësishme e së cilës është edhe zgjerimi në “grupin e ishujve të Jonit Verior” por për cudi: “nuk na prekëka aspak interesat detare të RSH”, ja këto duhet të na i qartësojë udhëheqesi i (pa) ndritur, Institucionet shtetërore si dhe opinionistët e gjithëditur, kudogjendur dhe shumëkeqpërdorur!

Përsa dalldijen e Spiropalëve, Bolinëve, etjse Skënderbe-Rama, domethënëvetëLeaderi Global, ka marrë përsipër të ulë në tavolinë Erdoganin me Mitsotakis, për të zgjidhur mosmarreveshjet Turko-Greke mbi mesdheun, kalon përtej përmasave groteske të komedisë “mbreti lakuriq”, ndërsa për njerzit normalështë për të qeshur, por për të mos u mëshiruar në 25 Prill.

Ndërsa riciklimi i diaresë politike rreth marreveshjes së 2009 (e cila e theksoj ne 10-ra opinionet e mija NUK EKZISTION FARE, pasi është e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese) si dhe sulmet sekserëve tëpushteteve, të uritur nga frengjite e port-haleve të paguara të Athinës ose Tiranës, që më paragjykojnë si  “ose të shitur te amiqtë, ose kamikaz i X udheheqësi”, përveçse shpreh neverinë, nuk i lutem zotit ti falë, pasi vetëm për interesa meskine, bashkë me SulltanSurrelin, ose idhullin e tyrekanë kontribuar duke kërcënuar interesat e shqiptarëve në breza.

Në të kundërt, më motivojnë më shumë, që ashtu si në 36 vjet nën uniforme ushtarake, edhe gjatë këtij viti por dhe më tej në angazhimin politik, mbetem ushtar i përunjur vetëm ndaj atdheut, familjes, vlerave demokratike, interesave të qytetarëve të RSH dhe mbarë Kombit.

Etiketa: 12 milje në detin JonGjenerali shqiptarePiro Ahmetaj

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Rezoluta për ndërhyrje, reagon ambasada ruse: Fatkeqësi që trilloni

Ambasada e Rusisë në Shqipëri: Nuk kemi marrë asnjë ankesë për diplomatin e dëbuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com