Një 60-vjeçar me koronavirus është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Polis Qendër në Librazhd.
Raportohet se bëhet fjalë për Xhevahir Shkurtin, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur një thikë, ndërsa ka qenë edhe i infektuar me koronavirus.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po kryen në vendngjarje veprimet e mëtejshme.