Një trup i dekompozuar është gjetur pasditën e kësaj të premteje në Lushnje.
Sipas informacioneve trupi i përket një personi të moshuar.
Policia bën me dije se trupi është gjetur në lagjen “Xh. Nepravishta” dhe dyshohet që i ndjeri të ketë qenë një endacak.
Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, për t’iu nënshtruar autopsisë.