Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një person rreth 40 vjeç.
Kufoma është me rroba banjoje. Mësohet se banorë të zonës së Ndërnënasit, aty ky është edhe grykëderdhja e lumit Seman, ata që kanë njoftuar policinë.
Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.