Një person është gjendur pak më parë i mbytur në rezervuarin e Koshnicës, në Bilisht.
Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas 58-vjeçar, i cili vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.