Një granatë dore është gjetur mëngjesin e sotëm në rrënojat e një pallati në Krujë të dëmtuar nga tërmeti. Forcat blu njoftojnë se policia po punon për identifikimin e personave që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Në Krujë, në rrënojat e një pallati të dëmtuar nga tërmeti u gjet dhe u sekuestrua një granatë dore. Vijojnë veprimet për identifikimin e shtetasit/ve që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.