Një ngjarje e rëndë është shënuar, mëngjesin e sotëm në Kosovë. Burime bëjnë me dije se një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Zenel Hajdini”.
Për rastin ka njoftuar Policia, përmes raportit 24 orësh.
“Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj 09.05.2022-19:55. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.