Një turist francez është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit, në Krujë.
Mësohet se viktima është Bruno Bony, 59-vjeçari nga Rennes, që kishte ardhur në vendin tonë për guidë turistike. Ai kishte mbërritur mbrëmjen e së shtunës në Shqipëri, bashkë me 52 persona të tjerë.
Paraprakisht dyshohet se Bony ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.