Ishte fshehur qysh dje poshtë krevatit në banesën e shokut të tij
Është gjetur fëmija 9-vjeçar që u deklarua i humbur nga familjarët e tij prej ditës së djeshme. Fëmija është gjetur në banesën e shokut të tij, i fshehur poshtë krevatit. E ëma e kishte deklaruar prej ditës së djeshme të zhdukur ndërsa policia kishte nisur kërkimet. Nuk ka ende detaje se cilat arsye e kanë çuar fëmijën të fshihet nga familjarët e tij por lajmi i mirë është se fëmija është shëndosh e mirë. Megjtihatë mbetet për tu parë se çfar frikë e ka mbajtur atë larg syve të prindërve, ndoshta dhuna e përsëritur e prindërve ndaj tij.