Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier. Një 74-vjeçar me inicialet P.Ç është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Liri Gero” të qyteti.
Mësohet se i moshuari jetonte vetëm në banesë ndërsa prej vitesh ishte i paralizuar.
Kanë qenë banorët e pallatit që kanë vënë re mungesën e tij për dy ditë dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës e policinë për të hapur derën. Pasi dera është hapur me forcë është konstatuar edhe trupi i pajetë i tij.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për shkaqet e vdekjes por dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.