Janë gjetur në Itali dy pikturat të Van Goghut, të vjedhura në Amsterdam më shumë se një dekadë më parë.
Policia ka bërë të mundur gjetjen e pikturave të fshehura në njërën prej shtëpive të një trafikanti ndërkombëtar droge në Castellammare di Stabia, pranë Napolit. Nuk dihet ende nëse pikturat do të kthehen në Holandë, pasi mund të përdoren si prova në proceset gjyqësore.
Pikturat e vjedhura ishin, “Pamje deti në Scheveningen”, e krijuar në 1882-shin, dhe “Kongregacioni që i largohet kishës së reformuar në Nuenen”, e 1884-tës.