Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike dhe shkak për këtë është një gjarpër në një kabinë elektrike.
Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.
Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra. Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.
/ top-channel.tv/