Ryan Giggs ka komentuar situatën e fundit të Rooneyt i cili po vuan të gjejë një vend në 11-shin titullar te Manchester United. Ish legjendari i United ka thënë se Rooney është në një situatë tranzicioni dhe po ndihet i hutuar.
“Njëherë luante si 9-sh, më pas si 10-sh, gjë e cila e ka hutuar atë edhe në fushë. Mendoj se ardhja e Mourinhos e ka thelluar këtë huti, sidomos pas kritikave në media. E vetmja mënyrë që do ta rikthente Rooneyn në formë është trajnimi dhe përkushtimi në stërvitje” ka thënë Giggs.