Nga Adem Demaçi
Gëzimin më të madh e kam ndie kur isha i pikëlluar, kurse pikëllimin më të madh kur isha i gëzuar. Isha i pikëlluar atëherë kur më erdhi nana dhe ma dha lajmin për lindjen e djalit, sepse, i vetmuar në qeli, s’kisha as me kë ta ndaja atë gëzim. Kush s’e ka provuar, i ngjan e pabesueshme.
E isha i gëzuar kur më erdhi lajmi për vdekjen e nanës, se një frikë e madhe më mbërthente sa herë më vizitonte: a thua do të jetë gjallë e të më vizitojë edhe një herë? Kështu, kur ajo vdiq, isha vetëm në qeli dhe u shfryva e, si një fëmijë i vogël, qava tri ditë rresht. Një barrë e madhe m’u hoq prej shpirtit. Kush s’e ka provuar, as këtë s’ka si ta besojë.