Gëzim Nika: Kur këndova për herë të parë “Shqipëri o nëna ime”, njerëzit thërrisnin “Parti Enver” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gëzim Nika: Kur këndova për herë të parë “Shqipëri o nëna ime”, njerëzit thërrisnin “Parti Enver”

15:28 | 31/07/2018
në Gossip
0

Nuk ka shqiptar në çdo cep të globit që të mos ketë dëgjuar “Shqipëri o nëna ime” nga zëri i nga një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folklorike Gëzim Nika. Por mbase pak kush e di, se si “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit u shndërruan në një këngë.

Vetë Nika ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se si mori jetë kënga ndërsa udhëtonin në një target nga Durrësi për në Trieste.

“‘Shqipëri o nëna imë’, është një këngë që është realizuar duke shkuar në një festival në Zvicër. Kjo këngë ka shumë vlera se është bashkim gegë e toskë. Poezia është e Naim Frashërit, kompozitor Kol Susa, këngëtar Gëzim Nika, dhe ka dalë një këngë e bukur. Këtë këngë nuk e kemi pasur në program. Recitativi i parë dhe strofa është realizuar nga Kol Susa, kurse refreni është bërë në traget Durrës – Trieste. Është kënduar për herë të parë pas 36 orësh. Kënga as nuk ishte “pjek” se nuk kishte kohë”, tha Nika.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Nika tregon se në atë festival në vitin 1989 ku “Shqipëri o nëna ime” u këndua për herë të parë shqiptarët nisën të brohorasin për Enverin por as që e kishin idenë e vuajtjeve që kishte përjetuar familja Nika si pasojë e krimeve të komunizmit.

“Festivali kishte shumë shqiptarë, sidomos nga Kosova , se ne nuk kishim emigruar akoma. Pasi bëra recitativin u ndërpre kënga. Filluan me ca parrulla që më bënë përshtypje “Parti Enver , jemi gati kurdoherë”, “Enver Hoxha” , “Kosovë Republikë”. Kjo ishte në vitin 1989 dhe nuk i paragjykoj sepse ashtu ishte koha. Në fund të fundit ata nuk dinin gjë, se po ta dinin si unë, nuk e kishin bërë atë punë.  Po të dinin vuajtjet e familjes time, s’e kishin bërë hiç e hiç. Unë ndenja ashtu 2 – 3 minuta deri sa pushuan dhe u futa sërish në këngë. Gjëja e çuditshme në këtë këngë është se unë bëra refrenin dhe përsëritjen e dytë e ka bërë gjithë salla me mua. Dhe kjo nuk ndodh shpesh ose ndoshta  shumë shumë rrallë”, tregoi ai.

Gëzim Nika, vjen nga një familje e persekutuar e Tropojës që për dekada vuajti pasojat e komunizmit. Vetë këngëtari tregoi se si nuk e lejuan të vazhdonte shkollën për shkak të “biografisë së keqe”.

“Kam kënduar për herë të parë në vitin 1983, në Gjirokastër. Mora çmimin si këngëtari më i mirë. Mua në atë kohë s’më kishin dhënë të drejtën për të shkuar as në lice, as në gjimnaz, por kam mbaruar shkollën bujqësore. Për çmim më dhuruan një vepër të shokut Enver. Kur e diktuan se jam me biografi të keqe, më njoftuan që duhej ta ktheja se ma kishin dhënë gabim. Edhe njëherë në 1983, erdhi Ramiz Alia në Tropojë dhe më futën në program se gjithë populli më donte. 2 me kollare të shkurtër me kostumë, sigurimsat, më kapën dhe më spostuan. Më thanë “Shko ndërro rrobat dhe largohu nga këtu”, rrëfen këngëtari.

http://shqiptarja.com/lajm/gzim-nika-kur-kndova-pr-her-t-par-shqipri-o-nna-ime-njerzit-thrrisnin-parti-enver

Etiketa: enver hoxhagezim nikashqiperia o nena ime

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Morali i lapërdhisë

Në Greqi ra gjëma, në Shqipëri na hapën barkun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

23:36 | 13/01/2026
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

21:30 | 13/01/2026
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

21:24 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

21:02 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –
  • Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –
  • Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com