Gërvisht dhe fito, një mal me gënjeshtra! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gërvisht dhe fito, një mal me gënjeshtra!

16:10 | 16/08/2018
në Shqiperi
0

Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme (Albert Einstein)

Nga Marsida Simo

Nëse do të dini se sa i varfër është një vend, shikoni se sa janë të përhapura pikat e basteve dhe të llotarive. Në këtë mënyrë mund të kuptohet se njerëzit nuk kanë shumë alternativa si t’i fitojnë të ardhurat me punën e tyre dhe i drejtohen këtyre vendeve plot drita nga jashtë, por të errëta nga brenda.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Një tjetër formë llotarie që është vendosur për popullsinë kohët e fundit, është shitja e biletave “gërvisht e fito”. Për to nuk është se është folur shumë, pasi në pamje të parë nuk duken shumë të dëmshme, krahasuar me pikat e basteve apo kazinove. Sipas Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, këto të fundit e kanë patur bumin e tyre në Shqipëri në vitet 1999-2000. Për sa i përket biletave të llotarisë, ato mund të kenë emërtime të ndryshme, por thelbi i reklamës mbetet tundues dhe i njëjtë. Ato shkruajnë me gërma të mëdha, që të gjithë të lexojnë mirë, se biletat gërvishtëse hyjnë në kategorinë e lojërave të fatit, në të cilën mund të fitosh menjëherë. Shumat fillojnë nga minimalja 100 000 lekë deri 1 000 000 lekë. Stendat, ku reklamojnë këtë biznes, shfaqin në pamje të parë një person super të buzëqeshur me biletën fituese në dorë dhe një mal me para që i shpërndan andej këtej me eufori. Në mendjen e shikuesve kjo përkthehet: “Gërvisht dhe ndrysho jetën tënde monotone! Mjaft u lodhe duke punuar, për pak sekonda mund të jesh i gatshëm të punësosh dikë për veten tënde”.

Imagjinoni sa e thjeshtë duket, ku me një biletë 50 lekë mund të bëhesh papritur me një shumë të madhe parash. Fundja, dikush mund të mendojë se sa mund t’i rëndojë në xhepin e një shqiptari ca qindarka për ta provuar fatin?

Por, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë me pagën minimale, një individ duhet të shpenzojë në ditë të paktën 800 lekë, ku mund të listohen brenda kësaj shume ushqimin, shpenzimet për fëmijët, qiranë apo kredinë, ndonjë të papritur me shëndetin e kështu me radhë. Ndaj, në këtë llogjikë duhet kuptuar që çdo para e dalë nga kuleta, e rëndon varfërinë.

Mund të rastis jo pak herë të shohësh njerëz që ndalin hapin në një stendë, ku shiten bileta llotarie. Qëndrojnë për pak sekonda aty para duke ia bërë shitëses me shenjë që tˋi nxjerri të gjitha numrat e serive të biletave. Më pas picërojnë sytë dhe herë zgjedhin rastësisht një të tillë ose marrin numrin e serisë që përkon me ditëlindjen e fëmijës apo të vetes. Kapin një tjetër qindarkë dhe e gërvishtin lehtë dhe shpejtë. Lehtë, sepse kanë frikë mos e grisin dhe i ikin të gjitha paratë që mund të fitojnë. Shpejtë, sepse nuk duan ta dëgjojë të pandërgjegjshmen që i përshpërit “harroje të fitosh, më mirë ia kishe blerë mbesës një akullore” .

Shpesh bileta është pothuajse fituese, ku të gjitha figurat që kërkohen të përputhen me njëra tjetrën, janë të tilla përveç njërës. Ndaj në këtë mënyrë klienti joshet dhe tenton ta provojë sërish, sepse asnjëherë nuk i dihet. Madje, reklama kështu këshillon, që të provojmë fatin, ku për kaq pak kushdo mund të fitojë dhe më pas mund të bëjë shpenzime pa ndroje në supermarket, të bëjë blerje të veshjeve të reja në qendrat tregtare, të marrë një telefon të mirë, ndoshta dhe pushime diku. E gjithë kjo imagjinatë e fryrë nga reklamat dhe dëshira për një jetë më të mirë zhduken për pak sekonda, sepse jeta e vërtetë është një hap larg stendës, ku shiten këto bileta.

Çështja e fatit me këto bileta mund të qëndrojë në disa këndvështrime: Së pari, janë ata individë që brenda vetes ruajnë një fije dritë, ku mendojnë se jo gjithmonë do i shkojnë gjërat ters. Ata urojnë që jeta e tyre të ndryshojë dhe ajo biletë do jetë porta që kanë pritur përherë.

Së dyti, janë ata njerëz që i kanë humbur të gjitha shpresat dhe biletën e llotarisë e përdorin si fakt përmbyllës për të forcuar fatkeqësinë e tyre. Mund të jenë të papunë, të zhytur deri në grykë me borxhe dhe e provojnë përsëri, sepse nuk kanëçfarë të humbasin.

Së treti, janë personat që mund ta kenë marrë një biletë me qëllimin për ta provuar shansin dhe e bëjnë këtë veprim për çdo ditë tjetër e në vazhdim.Varësia ndaj bixhozit dhe lojrave të fatit njihet prej kohësh për rrezikshmërinë e tyre. Në kuptimin që i jep fjalori i gjuhës shqipe fjalës “kumar”, i referohet një lloj loje apo lodër, zakonisht me letra, në të cilën fitimi është i rastit (lodër me para dhe e dëmshme).

Nga aspekti psikologjik mund të nisi si një lojë apo veprim jo i qëllimshëm dhe mund të kthehet në qendrën e dëshirave të ekzistencës. Pavarësisht se këto bileta iu shiten moshave madhore, kjo nuk do të thotë që edhe këta të fundit nuk mund të preken nga varësia. Për Shqipërinë nuk raportohen shifra për personat e varur nga lojrat e fatit, ndërsa për vendet perëndimore mund të thuhet se duke filluar që në fillim të shekullit XXI, përafërsisht katër nga pesë njerëz rrezikohen nga këto lojra (Enciklopedia Britanike).

Nëse flitet për pasoja, ato janë të shumta dhe të gjitha të dëmshme në llojin e tyre duke filluar që nga izolimi social, depresioni, varfëria, konflikte me të tjerët etj. Në Amerikë prej vitesh gjenden shoqata të personave që këshillohen në grup, pasi janë të varur nga lojrat e fatit ashtu siç ka persona që janë të varur nga alkooli, droga etj. Dikujt mund t’i duket qesharake sesi mundet një njeri të varet nga një lojë e thjeshtë, e pafajshme dhe normale. Mendoni pak se çdo rast i varësisë nuk është krijuar me tendencë apo për ndonjë arsye madhore.

Së katërti, janë ata persona që nuk do ta provonin ndonjëherë ta blinin një biletë llotarie, sepse fatin e tyre nuk e shikojnë tek copa e letrës. Nuk është çështja tek karakteri indiferent i këyre personave, por tek mënyra e llogjikimit të gjërave.

Ndaj e vijuar nga këndvështrimi i fundit, duhet të theksojmë se nuk mund të pretendojmë që biletat e llotarisë janë fajtorët e varfërisë së shoqërisë tonë.Një mendje që blen një të tillë ka qenë më parë e varfëruar. Megjithatë nuk mund të shenjestrojmë si fajtor vetëm individin, sepse hallkat e fajit janë më të gjata, duke filluar që nga arsimi, mungesa e punësimit, keq apo mos informimi e plot të tjera.

Po ashtu, nga ana qeveritare duhet parë çdo nen dhe paragraf i tij, duke mos i dhënë prioritet këtyre kompanive, por individit. Nëse mund të marrim një shembull më të thjeshtë, mund të themi se fundja nuk mund të ketë të njëjtën lehtësi në taksa një kompani që prodhon duralumin me një kompani që vë të ardhurat e popullsisë në lojë.

Si çdo biznes edhe kjo e llotarisë ka gjetur mënyrat e saj për të fituar para, duke dhënë po ashtu disa, por nuk ka si të bëjë bamirësi. Njerëzit duhet të kuptojnë që fati i vërtetë krijohet nga duart e tyre, por jo duke i përdorur për të gërvishtur, por për të “thyer” idenë e të fituarit të gjërave qyl duke ndejtur.

Etiketa: Albert EinsteinGenjeshtraGërvisht dhe fitokumarmarsida simovarësia

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
E rëndë në Korçë, bombola e oksigjenit vret 3-vjeçarin

E rëndë në Korçë, bombola e oksigjenit vret 3-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com