Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama, ka deklaruar se beson se koha për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është maturuar.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Gentiloni ka saktësuar se çështja mund të diskutohet në samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, që do të mbahet në dhjetor.
“Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, edhe në sektorët të cilët BE po i ndjek me vëmendje”, ka thënë shefi i ekzekutivit italian.