Gentiana, bima e mbretit Ilir që kuron disa loje sëmundjesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gentiana, bima e mbretit Ilir që kuron disa loje sëmundjesh

10:27 | 18/11/2016
në Uncategorized
0

E njohin si bar zemre, sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven, lincurë – por emrin e ka Gentiana. Bëhet fjalë për një barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea. Vendlindja e kësaj bime është në Evropën Jugore. Ajo gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi. Emri i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i shqipeve. Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.

gentianan-3

Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare. Kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të thara nga dielli ose të ruajtura në vende të thata. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror. Krenaria shqiptare përdoret në shumë mënyra. Më origjinalet vërehen në veri të vendit që gjeografikisht është vendi i lindjes së Gentianës.  Rrënjët e Gentianës janë të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përdorimet e rrënjëve të Gentianës në mjekësi

Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për problemet me stomakun.  Sipas kërkimeve, elementët e hidhur të bimës shumëfishojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe si rrjedhojë Gentiana promovon një oreks të mirë dhe ndihmon tretjen.Nëse keni një stomak të dobët, kjo bimë ju ndihmon me tretjen duke e përshpejtuar proçesin dhe parandaluar që vijnë si pasojë e mos tretjes. Zhysni 0.5% gram rrënjë Gentiane në ujë të ftohtë për katër orë. Çdo ditë, para çdo vakti, pini një filxhan me këtë ujë.

Mungesa e oreksit. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, probleme personale, dobësi dhe anoreksi. Kjo simptomë zgjjidhet nga konsumimi i pluhurit të rrënjëve të Gentianës së tretur në ujë të ftohtë për 4 deri në 5 orë. Ekspertët këshillojnë të tresni 15 gramë lule të thata me 15 gramë lëkurë portokalli në një litë verë të bardhë për 10 ditë. Filtrojeni dhe pini nga një gotë përpara vakteve.

gentiana2

 Fryrjet. Teprica e gazit në stomak që trajtohet nga tretja jo e mirë mund të zgjidhet falë kësaj bime. Duhet të tresni 1.5 gramë pluhur të rrënjës së Gentianës në një gotë me ujë për katër orë. Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.

Mëlçia. Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi. Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë. Duhet ta kulloni mirë dhe përzieni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë Krimbat intestinalë. Disa prej përbërësve të bimës e bëjnë atë fantastike për largimin e krimbave intestinalë.

Tiroidet. Gentiana ka përbërës që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës duhet tretur në ujë për disa ditë. Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë. Gentiana është një bimë që pastron trupin, gjakun dhe parandalon infeksionet. Kur jeni të lodhur fizikisht, ose jeni duke marrë veten nga një sëmundje që ju ka marrë të gjitha energjitë, Gentiana është mikesha juaj më e mirë. Toniku i kësaj bime rikthen forcën në mbarë trupin por ndihmon edhe tretjen. Sipas kërkimeve të ekspertëve, bima përdoret si pastruese gjaku. Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut. Mjafton gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.

Përdorimet mjekësore të luleve të Gentianës

Rënia e flokëve. Falë përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit. Psoriasis. Gentiana kuron sëmundjen që shoqërohet me të kruara. Mjaftojnë 20 gramë të rrënjëve të thata në një litër ujë për 15 minuta. Aplikoni lëngun sa është i ngrohtë në zonat e infektuara dhe do të ndiheni më mirë.

/marrë nga AgroWeb.org/

 

Etiketa: AgroWeb.orgbar zemreGentianakërrsanëxëksanelincurëravensancësanëz

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tetor 1943/ Mehmet Shehu: Në Brigadën e Parë Sulmuese ka plasë sifilizi, të shkarkohet Nikolla Gajo

Tetor 1943/ Mehmet Shehu: Në Brigadën e Parë Sulmuese ka plasë sifilizi, të shkarkohet Nikolla Gajo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com