“Gazi i ëmbël” i ministrit Gjiknuri si ironi për vdekje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gazi i ëmbël” i ministrit Gjiknuri si ironi për vdekje

23:36 | 25/02/2017
në Uncategorized
0
SEANCE DEGJIMORE NE KOMISIONIN HETIMOR PARLAMENTAR PER CEZ - /r/n/r/nHEARING SESSION IN PARLIAMENTARY INQURY COMMITTEE FOR CEZ -

SEANCE DEGJIMORE NE KOMISIONIN HETIMOR PARLAMENTAR PER CEZ - /r/n/r/nHEARING SESSION IN PARLIAMENTARY INQURY COMMITTEE FOR CEZ -

Zharrëza vjen sot në Tiranë para derës së arrogancës së ministrit për të na rrëfyer dhjetë vitet e vuajtjes në fshatin e shpërthyer nga braktisja e shtetit.

Nafta e zonës së Patos Marinzës, është kthyer në mallkim për banorët e fshatrave që banojnë në atë zonë naftëmbajtëse. Do të duhej që banorët e asaj zone të ishin të pasur, shumë të pasur, sepse pronat e tyre janë mbi atë tokë, nga e cila dalin miliona dollarë. Por, e kundërta ndodh. Prej vitesh, banorët e Zharrëzës jetojnë nën varfëri ekstreme e përballen me pasoja të tmerrshme të shpërthimeve të puseve të naftës, të cilat menaxhohen nga kompania “Bankers Petrolium”.

Kanë dhjetë vjet që përpëliten me shpirt ndër dhëmbë në tokat e tyre të zaptuara nga gazi që po iu me frymën dhe tronditjet e shpërthimeve që u kanë rrënuar shtëpitë. Ndaj kanë nisur grevën për jetën e fëmijëve të tyre, por kurrkush nuk i dëgjon. Sot, ata mbërrijnë në Tiranë për të na thënë të gjithëve ne,  se shteti dhe shoqëria shqiptare ka degraduar tërësisht. Banorët e Zharrëzës do të stacionohen në grevën e tyre para derës së ministrit Damian Gjiknuri, i cili nuk i ka përfillur për asnjë çast jetët e fëmijëve të fshatit Zharrëz, mjerimin në gërmadhat e shtëpive të tyre.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zharrëza është kthyer sot në gërmadhë, si një vend pas një betejë të ashpër lufte. Shpërthimet e “Bankers Petroleum”, vazhdojnë që prej vitit 2004. Qysh atëherë u nënshkrua fat i keq i tyre nga dora e pushtetit të Fatos Nanos dhe vazhdoi tetë mote të tjera nën pushtetin e Berishës për t’u thelluar akoma më keq nën pushtetin e Edi Ramës.

Edi Rama dhe shumë ministra të tij, përfshi këtu edhe atë të Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, por edhe deputetin zhurmëmadh Erjon Braçe, janë përbetuar qindra herë, kur ishin në opozitë se banorët e zonës naftëmbajtjëse do të gëzonin “pasurinë e tyre që ua ka dhënë dhuratë Zoti e askush nuk mund t’i  grabiste”. Kemi dëgjuar dhjetëra herë deklarata të tilla populiste nga Rama, Braçe e Gjiknuri. Por, kur erdhën në pushtet, ata veç e thelluan mjerimin e banorëve të asaj zone të pasur naftëmbajtëse. Marrëveshjet kompromentuese të Rilindjes në shpinë të tyre, vazhduan dhe ja ku jemi në zgrip, ata nuk jetojnë dot më në fshatin e  tyre, nuk marrin dot frymë. Shpërthimet e gazit natyror, shkatërruan shtëpitë dhe mjedisin. Por, për ministrin Damian Gjiknuri  “gazi ishte i ëmbël”  dhe banorët e Zharrëzës mund ta thithnin atë me shumë qejf e pa asnjë problem. Po në cilin vënd të botës ndodh kjo arrogancë e tallje e pushtetit me qytetarët e vet?! Damian Gjiknuri do të mbahet mend përgjithmonë për këtë ironi me vdekjen e banorëve të vendit që ai qeveris si ministër i Industrisë. Do të jetë gjithmonë turpi i tij kjo deklaratë, sepse banorët e Zharrëzës thithin helmin e gazrave që çlirohen nga shpërthimet e puseve të naftës dhe kjo shkakton atë situatë shëndetësore që është sot në Zharrëz, ku mosha mesatare është ulur në 57 vjeç. Banorët e asaj krahine janë në 90% të sëmurë me sëmundje kronike që vijnë, për shkak të ndotjes së ambjentit nga shpërthimet e puseve të naftës së “Bankers Petrolium”.

Drama e këtij shteti nuk mbaron te braktisja e qytetarëve të Zharrëzës. Në dhjetor të vitit të shkuar, pasi shpërthimet të puseve shkatërruan tërësisht jetesën e tyre në vëndin e tyre, banorët u ngritën fillimisht në protesta ndaj kompanisë “Bankers”, por iu drejtuan edhe institucioneve shtetërore. Përveç shurdhërisë ata u përballën me arrestime dhe ndjekje penale për protesta të paligjshme. Në  këtë situatë absurde, qeveria Rama përmes ministrit Gjiknuri premtoi se brenda janarit do të plotësoheshin kërkesat e tyre, por në të vërtetë nuk ndodhi dhe ata iu kthyen grevës së urisë.

Për 17 ditë me radhë qëndruan të ngujuar në grevën e tyre për jetën dhe vendosën pesë ditë më parë të nisën drejt Tiranës me këmbë, për të na thënë ne shoqërisë së degraduar, se një fshat i tërë po shuhet, prej dorës së pushtetit. Padyshim që mbërritja e tyre në Tiranë para derës së ministrit të “gazit të ëmbël”, është sot një provë për shoqërinë. Banorët e Zharrëzës kanë thënë se nuk do të shkojnë në çadrën e opozitës sepse kauza e tyre është e drejtë dhe e pakompromentuar nga partitë politike. Nëse do të vazhdojë të jetë kështu, larg çadrave të partive politike, qytetarët shqiptarë duhet ta mbështesin këtë grevë me doemos, pasi është grevë për dinjitetin e shoqërisë e jo vetëm për jetët e fëmijëve të fshatit Zharrëz.

Padrejtësia ndaj fshatit Zharrëz nuk mund të presë reformën në drejtësi për të gjetur zgjidhje, ndaj shoqëria shqiptare e fokusuar tërësisht te kjo reformë, duhet të kthejë sytë tek jeta e fëmijëve të Zharrëzës, sepse ata nuk e presin dot vetting-un.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Edi Rama duhet të përballet, me Zharrzën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com