Gazheli bën kërdinë tek Doganat, 8 MLN euro dëme vetëm me tenderët dhe përjashtimet e miqve nga TVSH – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazheli bën kërdinë tek Doganat, 8 MLN euro dëme vetëm me tenderët dhe përjashtimet e miqve nga TVSH

15:16 | 03/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Prej vitesh që është Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, paska shpërdoruar fondet. Por, këtu çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe Gazheli vazhdon të jetë drejtor. Dëmet financiare në buxhet zgjasin me vite dhe nuk zëvendësohen, ndërsa zyrtarit “nuk i hyn gjembi në këmbë”.

Mediat shpesh herë kanë denoncuar, por tashmë po ju sjellim detajet e raportit më të fundit të KLSH për auditimin që ka zhvilluar në këto 3 vitet e fundit tek doganat.

Ndër dhjetëra shkeljesh të bie në sy se si miliona lekë u janë falur disa operatorëve që kanë aplikuar për përjashtim TVSH edhe pse në fakt referuar ligjit nuk e meritonin.

“Konstatohet se nga viti 2022 dhe në vijim subjekte të ndryshëm operatore kane kryer aplikime pranë Drejtorisë se Tarifës dhe Origjinës sipas datave respektive kanë paraqitur plane biznesi për investime afatgjata duke plotësuar edhe dokumentacionin ligjor respektiv dhe nga ana e Drejtorisë se Tarifës dhe Origjinës është plotësuar dosja bashke me referimin dhe kërkesën respektive për përfitim autorizimi. Nga te dhënat e marra nga Drejtoria e Tarifës dhe Origjinës ne rruge e -mail konstatohet se nga periudha 01.01.2022 deri në përfundim të vitit 2023 rezultojnë shume subjekte te cilët nuk kane plotësuar nivelin minimal te investimit në procedura importi te mallit makineri dhe pajisje ne shumen minimale 500 milion lekë sipas shpjegimeve të ligjit nr. 112/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ne Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, evidenton KLSH.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

 

Dhe siç shihet në tabelë, me këto taktika anti- ligjore janë përjashtuar nga TVSH dhjetëra kompani dhe kanë krijuar një dëm financiar prej 5.8 milionë eurosh, që normalisht i faturohet si mungesë të ardhurash buxhetit të shtetit. Pra, qytetarët paguajnë taksa, këta peshqit e mëdhenj jo!

2 mln euro janë shpenzuar me tenderë të parregullt

Firmosja e tenderëve pa kriter është një tjetër hapësirë përmes së cilës Gazheli ka shfrytëzuar paratë e buxhetit shqiptar.

Në fakt, shpenzohen për prokurime që nuk japin asnjë produktivitet. Në auditimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentohet se Gazheli nuk i përmbahet raportit të parë për prokurimet publike që parashikohen të zhvillohen, por gjatë rrugës shton edhe shumë kontratat e tjera.

Në fillim të viti 2023 ishin planifikuar 24 procedura me një vlerë që shkonte rreth 1.4 milionë euro, në muajt e fundit ky raport i parashikimeve regjistron 45 procedura me një fond prej 1.7 milionë eurosh.

“Evidentohet se regjistri i parashikimit të procedurave të prokurimit ka ndryshuar gjatë vitit. Referuar regjistrit fillestar dërguar Degës së Thesarit Tiranë me shkresën nr. 6967, prot datë 24.04.2023 janë planifikuar në fillim të vitit 2023, 24 procedura në vlerën totale të fondit limit prej 135,182,069 lekë. Si rezultat i rishikimeve të kryera përgjatë vitit, deri në fund të vitit 2023 rezultojnë të jenë planifikuar 45 procedura me vlerë totale prej 168,211,393 lekë”, thuhet në dokument.

Por nuk mbyllet me kaq! Në përfundim, rezulton se për vitin 2023, janë realizuar gjithsej 70 procedura prokurimi me fond limit 208,637,890 lekë dhe vlerë të kontratës së nënshkruar 150,222,637 lekë.

Paguhen punë që nuk kryhen

Këto prokurimeve përveç se shtohen si kërpudhat pas shiut, janë kryer përvetësime të fondeve gjatë zbatimit të kontratave. Me pak fjalë, kanë marrë paratë dhe nuk kanë kryer shërbimet apo furnizimet.

Marrim këtu rastin specifik për të tenderit ”Blerje Kabina Kontrolli”, kontrata për të cilin është mbyllur më 1 dhjetor 2023, me fond limit rreth 26 milionë lekë.

Sipas KLSH, vetë procesverbalet e mbajtura nga përgjegjësit e këtij institucioni  theksojnë se  “Gjatë procesit u montua vetëm 1 kabinë në korsinë e parë sipas kontratës, ndërsa 2 kabinat e tjera nuk u montuan si pasojë e kundërshtimeve të policisë kufitare. Sipas procesverbalit kontrata është realizuar pjesërisht”.

Sakaq, KLSH evidenton ka përputhshmëri mes raporteve të bëra,  pasi në raportin që mban datën 18 janar 2024, Gazheli kërkon të mbulojë shkeljet e para dhe dokumenton se kontratat është mbyllur me sukses.

Por në procesverbalin e datës 27 dhjetor 2023 kur është bërë edhe zhvillimi i kontratës, thuhet se puna është realizuar pjesërisht, sepse u montua vetëm një kabinë.

“Hartimi i formularit të raportit për zbatimin e kontratës mban datën 18.01.2024, ku sipas këtij raporti kontrata ka përfunduar me sukses në datë 27.12.2023 (duke marrë për bazë urdhër shpenzimin dhe likuidimin e faturës nr. 1570/2023.) Pra ka mospërputhje në statusin e zbatimit të kontratës, ku sipas formularit të raportit për zbatimin thuhet se është përfunduar me sukses dhe sipas procesverbalit të marrjes në dorëzim datë 27.12.2023, grupi shprehet se kontrata është realizuar pjesërisht, pasi nuk u arrit të montohen 2 kabina”, sqarohet në dokument.

Pasaktësi të tilla ka edhe në kontratat e tjera, çka do të thotë që ai fond prej 2 milionë eurosh i dhënë për tenderë është ndarë për xhepat e abuzuesve.

Pas gjithë këtyre dëmeve të konstatuara, nuk e kuptojmë, pse KLSH nuk bën kallëzimin në SPAK për Gazhelin?

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Pas Kushtetueses, edhe SPAK refuzon komisionin “Xhafaj”

Atentati që nuk u finalizua, SPAK çon për gjykim dosjen ndaj Amarildo Nikollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com