Gazetari serb: Kam shkruar në librin tim për masakrat në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari serb: Kam shkruar në librin tim për masakrat në Kosovë

21:49 | 26/06/2022
në Kosove Rajon
0

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij pro kosovar.

Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksander Vuçiçi.

“Nga Dritarja e thyer e hedhin edhe një bombë… prap shpërthim… edhe më shumë tym e barut… dhe heshtja thuajse jehon… Tymi i mbulon trupat e vdekur.. e vranë edhe Eronin, edhe Redonin, edhe Drilonin, edhe Ismetin… edhe Fatimen, edhe Avdiun dhe të birin e tyre Kushtrimin… edhe Lirijën shtatëzënë e burrin e saj Nexhmedinin… i vranë të gjithë Berishët në picerinë Kalabria… e kishin kryer detyrën e marr… Ashtu besonin!”, janë disa nga fjalët në librin e autorit serb Rade Radovanovic i cil është dhe gazetar.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Këto rreshta janë vetëm një nga shumë raste që gazetari serb Rade Radovanovic ka shkëputur nga lufta e fundit në Kosovë e i ka përmbledhur në librin e tij “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”.

Ai ka treguar që ky libër ishte refuzuar nga pesë botues në Serbi. Gjithashtu, ka treguar që libri i tij ishte injoruar nga mediat serbe.

“Ka pasur serb që e kanë lexuar librin tim por ka qenë edhe e injoruar shumë nga mediat serbe sepse këtu mediat janë të kontrolluara nga Presidenti, Aleksander Vuçiq. Unë personalisht e kam më të lehtë të heshti këtu sesa ta pranoj atë se çfarë kam shkruar. E të gjithë ata serb që besojnë në atë çfarë kam shkruar unë, ata duhet të mos tejkalojnë të vërtetën e jo të thuhet që Kosova është Serbi sepse akoma po luhet politikë por unë mendoj që politikes shumë shpejt do t’i vjen fundi”, ka theksuar, Rade Radovanoviç.

Radovanovic foli edhe për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

“Unë kam shkruar në librin tim për masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Jam munduar të përfshijë dokumentime për këto masakra. Unë besoj që shumë njerëz e din se çfarë ka bërë Serbia. Kanë ndodhur vrasje brutale në Kosovë, ka pasur shumë fëmijë të vrarë, gra e burra. Për fat të keq ata që i kanë ditur shifrat e këtyre krimeve më nuk janë gjallë”, ka shtuar ai.

Gazetari i guximshëm serb poashtu, beson që marrëdhëniet Kosovë- Serbi është e vështirë të rregullohen përderisa president i Serbisë është Aleksandar Vuçiq.

“Nuk jam i lumtur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Vuçiçi nuk din asgjë tjetër të thotë pos që Kosova është Serbi. Duhet të jesh politikanë i mirë për të gjetur një gjuhë të përbashkët”, ka thënë Radovanoviç.

Ndër të tjera gazetari serb, Radovanoviç ka theksuar se i gjithë tirazhi i librit të tij të përkthyer në Gjuhën Shqipe është shitur prandaj tregoi që është duke punuar që ky tirazh të rritët./RTVD

Etiketa: masakrat ne kosovepro kosovarRade RadovanoviçRtv Dukagjini

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
E rëndë/ Shoferi futet kundërvajtje, i merr jetën 35-vjeçares

E rëndë/ Shoferi futet kundërvajtje, i merr jetën 35-vjeçares

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com