Gazeta gjermane: Zgjedhjet e dështuara do ndikojnë te negociatat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta gjermane: Zgjedhjet e dështuara do ndikojnë te negociatat

22:38 | 01/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Një nga gazetat më të mëdha gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se këto zgjedhje do ndikojnë negativisht tek vendimi për nisjen e negociatave. “Zgjedhjet e dështuara vendore hedhin dritë mbi gjendjen e demokracisë në vend,” shkruan gazeta

Nga Peter Muench

Rezultati më i rëndësishëm i zgjedhjeve lokale nga Shqipëria: Nuk pati dhunë. Qytetarët ishin në gjendje që të shkonin në votime të dielën në një qetësi relative, por kjo qetësi erdhi edhe për shkak se vështirë se dikush nga 3.5 milionë votuesit, donte të hidhte votën e tij. Opozita kishte bërë thirrje për bojkot, pjesëmarrja në mbarë vendin ishte vetëm 21.6 përqind. Ky është rezultati i një konflikti të thellë mes socialistëve në pushtet të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, e cila e ka sjellë vendin në pragun e një krize shtetërore, duke hedhur një hije të zezë mbi aspiratat e pranimit në BE.

Read more

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

Trazirat që rrethuan zgjedhjet lokale nxjerrin në pah gjendjen e demokracisë shqiptare. Që nga mesi i muajit shkurt, anëtarët e opozitës kanë bojkotuar parlamentin. Ka protesta në rrugë thuajse çdo javë, të cilat vazhdimisht kanë degjeneruar në dhunë. Opozita po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në fillim të qershorit, presidenti Ilir Meta, duke iu referuar klimës së nxehtë politike, anuloi zgjedhjet e planifikuara për 30 qershor. Ai argumentoi se pa pjesëmarrjen e opozitës nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta, demokratike dhe përfaqësuese. Ai shpalli 13 tetorin si datën e zgjedhjeve të reja. Kryeministri Edi Rama megjithatë e anuloi dekretin dhe komisioni zgjedhor gjithashtu këmbënguli tek data origjinale.

Së fundmi Rama nisi një procedurë për shkarkimin e presidentit, zgjedhjen e të cilit e pati mbështetur në vitin 2017. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese, që ka në fund të fundit juridiksionin për këtë gjë, nuk është në gjendje të marrë vendime prej më shumë se një viti, për shkak se shumica e gjyqtarëve janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje. Arsyeja: BE ka nxitur një reformë në drejtësi, e cila synon shqyrtimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për burimin e pasurisë dhe lidhjet me krimin e organizuar. Rënia e numrit të gjyqtarëve dëshmon se sa fort ka depërtuar korrupsioni në Shqipëri. Edhe kjo është një pasojë e krizës së vazhdueshme politike në shtetin ballkanik, që e hoqi qafe komunizmin vetëm në vitin 1991, me vonesë nga europiano-lindorët e tjerë. Më parë, vendi ka qenë i mbyllur për dekada dhe sundohej në mënyrë staliniste nga udhëheqësi paranojak, Enver Hoxha. Që nga fundi i diktaturës, socialistët dhe demokratët janë alternuar në qeveri, duke ndërtuar strukturat e tyre të pushtetit mbi një sistem klientelist dhe duke kultivuar një armiqësi shkatërruese ndaj kampit tjetër politik.

95 përqind e popullsisë dëshiron të jetë anëtare e BE-së.

Antagonistët bashkohen vetëm në dëshirën e fiksuar për integrimin perëndimor të vendit, që është pjesë e NATO-s prej vitit 2009. Që nga viti 2014, Shqipëria është gjithashtu vend kandidat për në BE. Sipas sondazheve, 95 përqind e popullsisë dëshiron të jetë anëtare e BE-së. Jo më pak për shkak të trazirave politike të muajve të fundit, fillimi i negociatave për anëtarësim, i planifikuar për këtë verë, është lënë në pritje.

Mbajtja e zgjedhjeve të lira është një nga kërkesat kryesore të BE-së ndaj vendeve kandidate, dhe me këto zgjedhje lokale, Shqipëria nuk duket se e ka promovuar veten në këtë rast.

Më parë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i bëri thirrje përsëri opozitës që të heqë dorë nga bojkoti dhe të kërkojë marrëveshje politike. Më kot- në 35 nga 61 bashkitë, pati vetëm kandidatë socialistë në votim. Në bashkitë e mbetura pati edhe ndonjë kandidat nga parti më të vogla të majta ose të qendrës së djathtë.

Procesi kryesisht paqësor në ditën e zgjedhjeve ishte ndoshta për shkak të vendosjes së 12 mijë policëve. Në ditët përpara zgjedhjeve pati raportime për sulme dhe zjarrvënie në qendrat e votimit, me qëllim parandalimin e votimeve. Në ditën e zgjedhjeve, një person i armatosur hyri në një qendër votimi në qytetin port të Durrësit. Në kryeqytet pati protesta të kufizuara me thirrje për bojkot.

Më pas, si kryeministri Rama dhe udhëheqësi i opozitës, Basha, propaganduan një ditë të suksesshme për partitë e tyre. Basha e sheh vetën të konfirmuar nga pjesëmarrja e ulët në kursin e bojkotit, ai tha se zgjedhjet ishin të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës. Rama u ndje i inkurajuar nga fakti se ia doli të mbajë zgjedhjet. Ai flet për një mësim historik për të gjithë partitë. Megjithatë, konfrontimi duhet të vazhdojë.

/Mapo/

Etiketa: Bashkim Europiangazeta gjermanenegociatavotimezgjedhje 30 qershor

Të Lidhura

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

nga 27
08:15 | 23/04/2026
0

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

nga 27
08:07 | 23/04/2026
0

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:49 | 23/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

nga 27
07:35 | 23/04/2026
0

Dashi Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do i zgjidhni një e nga një...

Para
Vasili nxjerr videon e Fadil Hasës: 28 kamiona për 7 bataliona (film)

Vasili nxjerr videon e Fadil Hasës: 28 kamiona për 7 bataliona (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026
Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

08:07 | 23/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:49 | 23/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

07:35 | 23/04/2026
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta –

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –

07:31 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –
  • Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –
  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com