Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, mbërriti në selinë e PD-së. Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme edhe qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para Kryeministrisë.
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 dhe zhvillohet pas 84 ditësh qëndresë në “çadrën e lirisë” para Kryeministrisë. Protesta e sotme është cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re.