Përmes një regjistrimi të thjesht në postbllokun ushtarak, me anë të një karte identiteti ose pasaporte mund të hyni për të vizituar Parkun Arkeologjik të Orikut.
Grupet e mëdha të vizitorëve vendas dhe të huaj, duhet të paraqesin një listë emërore dhe kartën e identitetit të shoqëruesit apo guidës së grupit.
Në fundin e muajit gusht dhe gjatë muajit shtator, duke vizituar këtë park arkeologjik do keni mundësinë të shikoni nga afër gërmimet arkeologjike, që do të nisin në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-zviceran.