Qasja në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është shumë e kufizuar dhe mundësia për të marrë informacione shtesë në lidhje me proceset gjyqësore është e limituar, duke u bazuar në ligjet dhe rregulloret mbi të cilat vepron kjo gjykatë.
Sidoqoftë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, në një intervistë dhënë RTK-së, shpjegoi se fjalët fillestare të prokurorisë dhe mbrojtjes janë për t’u dhënë mundësi palëve që të prezantojnë pasqyrën e përgjithshme të procedurave.
“Procesi fillon në rastin ‘Thaci e të tjerët’, fillon me 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria”, tha Griep. Ajo u shpreh se sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm, dhe sipas saj edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm.
“Edhe pse varet për secilin rast specifik, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme”, tha Griep për RTK-në.
Ajo tha se gjyqtari ka inkurajuar mbrojtjen dhe prokurorinë që t’i organizojnë argumentet e tyre në atë mënyrë që të jenë sa më efikase e ekspeditive që është e mundshme.
Sa u përket dëshmitarëve, Griep tha se mund të aplikohen masa mbrojtëse ndaj tyre, dhe për këtë vendosin gjyqtarët, por vetëm nëse është e nevojshme për sigurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.
Bazuar në nivelin e mbrojtjes që gjyqtarët i japin secilit dëshmitar, mund të ketë të tillë që kjo masë u hiqet për mbrojtjen vetëm 30 ditë para dhënies së dëshmisë.
“Kur dalin në seancë, prokuroria e merr në pyetje e pastaj mbrojtja, secilin dëshmitar e merr në pyetje të tërthortë”, tha Griep, duke shtuar se “ka rregull të caktuar në mbrojtjen e identitetit të tyre, por ka ende dëshmitarë të tillë që nuk mund t’i tregohen mbrojtjes”.
Ajo tha se nuk mund të japë hollësi se sa do të jetë numri i dëshmitarëve të mbrojtur.
“Por, kur ka dëshmitarë të tillë, mund t’i zbulohet identiteti i tij mbrojtjes, megjithatë, fare pak kohë para fillimit të procesit të marrjes në pyetje”.
Griep u shpreh se 11 dëshmitarët e parë janë thirrur për dhënien e dëshmisë.
“Lista e dëshmitarëve është ndarë midis palëve, por nuk e dimë ende përmbajtjen sepse janë ende konfidenciale”, tha ajo.