Gashi: Haradinaj i denjë për president, Specialja si gjykatë serbe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gashi: Haradinaj i denjë për president, Specialja si gjykatë serbe

11:27 | 17/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi, është shprehur se kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj, është kandidati më i denjë për postin e presidentit të Kosovës. Në një intervistë për KosovaPress, Gashi deklaron se Specialja është duke kryer rolin e një gjykate serbe, ndërsa flet edhe për rikandimimin për një tjetër mandat në krye të Obiliqit.

Duke iu kthyer postit të presidentit, Gashi u shpreh se Ramush Haradinaj e ka dëshmuar si njëri i unitetit dhe që ka dhënë shumë për republikën në dekadat e fundit. Po ashtu, ai shtoi se edhe formulat politike brenda koalicionit i japin të drejtë që AAK-së që të propozojë presidentin.

“Posti i presidentit i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sepse edhe formulat politike, koalicionet të çojnë në këtë drejtim. Pastaj, kandidati i Aleancës është Ramush Haradinaj, i cili në të gjitha kohërat, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, por edhe pas luftës e ka dëshmuar si njëri i unitetit, si njeri që ka dhënë shumë si familje, për Republikën, dhe shpresoj që të jetë kështu dhe përfundimisht të bëhet edhe president i vendit”, ka thënë Gashi.

Read more

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzat e para ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për Gashin disa veprime të këtij institucioni janë të papranueshme.

Në intervistën për KosovaPress, Gashi që ka qenë vet pjesë e UÇK-së, u shpreh se Specialja po e luan rolin e një gjykate serbe.

“Janë të papranueshme dhe është fatkeqësi. Unë konsideroj që Gjykata Speciale është duke e kryer një punë të gjykatës së Serbisë dhe kryesisht janë duke punuar me dokumentacion të cilat i ka ofruar dhe po e dëshmon edhe vet shteti serb. Mbi 50 mijë faqe, dëshmi të ndryshme që janë të falsifikuara. Ne e njohim Serbinë dhe është fatkeqësi që çlirimtaret tanë të gjenden tani atje dhe unë shpresoj se ata do të dalin fitimtarë, sikur se edhe në betejat e mëhershme”, ka thënë Gashi.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen vitin e ardhshëm dhe Xhafer Gashi pritet të kërkojë besimin e qytetarëve të Obiliqit edhe për një tjetër mandat për të qenë kryetar i tyre. Ai ka pranuar se brenda strukturave të AAK-së ka një disponim që ai të garojë sërish por që pret konfirmimin zyrtar.

“Ne kemi pasur disa takime që janë organizuar me qendrën dhe faktikisht mua më është dhënë besimi që të vazhdojë edhe për një mandat, por besoj që është ende herët për ta konfirmuar se a do të jem apo jo”, thotë Gashi.

Etiketa: nënkryetari i AAK-sëposti i presidentit të KosovësRamush HaradinajXhafer Gashi

Të Lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

nga 27
19:54 | 21/02/2026
0

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të...

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

nga 27
15:31 | 21/02/2026
0

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Para
SHBA i jep Kinës 3.7 milionë dollarë për eksperimente në laboratorin e Wuhan-it, aty ku virusi ka origjinën

Mbi 55 milionë të infektuar me koronavirus dhe 1.3 milionë viktima në gjithë botën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com