Gjigandi Samsung ka integruar skanuesin e njohjes së fytyrës në telefonat e rinj Samsung Galaxy S8 . Ky tipar është pritur mirë, mirëpo ekziston një problem i vogël.
Njësoj sikurse me tiparin Face Unlock që Google kishte shtuar në Ice Cream Sandwich, sistemi i njohjes së fytyrës në S8 mund të manipulohet duke ia treguar një foto të personit që ka regjistruar fytyrën e tij për hapje të pajisjes.
Dëshmia mund të shihet në videon e mëposhtme. Në këtë mënyrë, ky sistem nuk mund të konsiderohet si më i sigurti pasi mund ta hapet me një foto.