Nicolò Zaniolo është praktikisht një futbollist i Galatasaray në Superligën turke. Sipas asaj që u raportua nga mediat italiane, janë zgjidhur të gjitha procedurat burokratike për kalimin e sulmuesit në brigjet e Bosforit, me tymin e bardhë final që pritej për mëngjesin e sotëm, për ta nisur lojtarin pasdite drejt Turqisë. Futbollisti i datëlindjes 1999 do të bëhet futbollist i Galatasaray me të gjithë efektet.
Zaniolo u ka thënë “po” drejtuesve të skuadrës turke për një kontratë 4 vjet e gjysmë me 3.5 milionë euro në sezon dhe një klauzolë largimi prej 35 milionë eurosh, që do të përfshihet në marrëveshje, e cila mund t’i lejojë lojtarit të largohet nga rekordmenët e Turqisë në dritaret e ardhshme të merkatos.
Zaniolo i prishi totalisht marrëdhëniet me klubin e Romës si dhe me tifozët kryeqytetas gjatë muajit janar me trajnerin Jose Mourinho që deklaroi hapur disa javë më parë që lojtari nuk është më pjesë e planeve të tij. Duhet theksuar se ka lënë një kujtim pozitiv në klub, me golin e shënuar, ndaj Feijenoord, në finalen e UEFA Europa Conference League, gol që i dha trofeun klubit kryeqytetas.