Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gabimet teknike në formularë, KQZ vendos për rinumërimin e 303 vendvotimeve në Kosovë

Nga Ejona 0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që të rinumërojë 303 vendvotime në të cilat ka pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat.

Një ditë më parë, KQZ-ja e Kosovës refuzoi kërkesat e partive për rinumërim të votave në shkallë vendi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar edhe arsyet e një vendimi të tillë.

“Gabime teknike në shtypjen e formularëve. Ditët në vijim zbulohet se përse ka ndodhur ky gabim.

Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë.

“QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, është shprehur për mediat, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Rekomandimi është votuar me shumicë nga të gjithë anëtarët e subjekteve politike të KQZ-së.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej