Futbollisti serb pranoi të luajë për kombëtaren U19 të Kosovës, Serbia i heq prindërit nga puna – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futbollisti serb pranoi të luajë për kombëtaren U19 të Kosovës, Serbia i heq prindërit nga puna

21:52 | 21/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

Nga klubi i “Flamurtarit” një skandal po bën zhurmë nëpër mediat shqiptare dhe ato kosovare.
Futbollisti serb Ilija Ivic, i cili pranoi të luajë për kombëtaren U19 të Kosovës, është bërë me dije se atij i kanë hequr nga puna prindërit, të cilët punonin në Serbi.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një deklarate për media ka thënë se është i tronditur me lajmin se prindërit e futbollistit të ri, Ilija Ivic, janë përjashtuar nga puna.
Komiteti deklaron se nëna e futbollistit Ivic që ka punuar shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babai i tij, punonjës arsimi, janë përjashtuar nga puna për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.
Deklarata e plotë:
Reagim i KE të FFK-së rreth rastit të futbollistit Ilija Iviq
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është tronditur sot me lajmin e mësuar nga drejtuesit e KF “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna (nëna si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, e babai si punëtor arsimi) për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.
KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serb, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll.
Është për keqardhje se si presioni i institucioneve të Serbisë është aq i shtrirë tek komuniteti serb që jeton në Kosovë, sa që nuk lejojnë që një futbollist i talentuar ta zhvillojë karrierën e tij ashtu siç dëshiron. Kjo dëshmon se sa e vrazhdë është politika serbe ndaj bashkëkombasve të tyre që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe që duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në paqe dhe në harmoni me bashkëqytetarët e tjerë në Kosovë.
Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka qenë e hapur dhe është përpjekur t’u japë hapësirë të gjithë talenteve të futbollit, pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë. Edhe në rastin e talentit Iviq, ne e kemi përkrahur fuqishëm vendimin e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, që ta ketë në dispozicion këtë futbollist dhe e kemi inkurajuar atë që t’i japë hapësirë të gjithë lojtarëve që e meritojnë të veshin fanellën e Kombëtares tonë.
FFK asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë.
Me këtë rast kërkojmë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb. Kjo është ndërhyrje e pastër e politikës në sport dhe duhet të dënohet nga të gjithë.
Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë çmos që edhe në të ardhmen të gjithë të rinjve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike t’ju mundësojë hapësira për zhvillimin dhe shfaqjen e talentit në të gjitha trevat ku ata jetojnë, por edhe në ekipet kombëtare.
Me respekt
Komiteti Ekzekutiv
Agim Ademi, president

Etiketa: Ilija Ivicklubi i "Flamurtarit"Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të KosovësU19

Të Lidhura

Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –

Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –

nga 27
19:02 | 27/04/2026
0

“Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për të gjithë ata që janë zgjedhur apo...

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –

nga 27
18:38 | 27/04/2026
0

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një nga përballjet më...

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

nga 27
18:34 | 27/04/2026
0

Shqipëria priti evenimentin më madhor kontinental të mundjes, teksa më datat 20-26 prill në Tiranë u zhvillua Kampionati Europian për...

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

nga 27
18:32 | 27/04/2026
0

Shqipëria priti evenimentin më madhor kontinental të mundjes, teksa më datat 20-26 prill në Tiranë u zhvillua Kampionati Europian për...

Para
Vjollca Hoxha humb gjyqin për aksionet e “Digitalb”

Vjollca Hoxha humb gjyqin për aksionet e “Digitalb”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –

Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –

19:02 | 27/04/2026
Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –

18:38 | 27/04/2026
Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

18:34 | 27/04/2026
Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –

18:32 | 27/04/2026
“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit reagon Kurti –

“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, reagon Kurti –

18:08 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –
  • Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –
  • Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –
  • Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova” –
  • “Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, reagon Kurti –
  • “Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit reagon Kurti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut –
  • Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com