Futbollisti serb pranoi të luajë për kombëtaren U19 të Kosovës, Serbia i heq prindërit nga puna – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futbollisti serb pranoi të luajë për kombëtaren U19 të Kosovës, Serbia i heq prindërit nga puna

21:52 | 21/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Nga klubi i “Flamurtarit” një skandal po bën zhurmë nëpër mediat shqiptare dhe ato kosovare.
Futbollisti serb Ilija Ivic, i cili pranoi të luajë për kombëtaren U19 të Kosovës, është bërë me dije se atij i kanë hequr nga puna prindërit, të cilët punonin në Serbi.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një deklarate për media ka thënë se është i tronditur me lajmin se prindërit e futbollistit të ri, Ilija Ivic, janë përjashtuar nga puna.
Komiteti deklaron se nëna e futbollistit Ivic që ka punuar shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babai i tij, punonjës arsimi, janë përjashtuar nga puna për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.
Deklarata e plotë:
Reagim i KE të FFK-së rreth rastit të futbollistit Ilija Iviq
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është tronditur sot me lajmin e mësuar nga drejtuesit e KF “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna (nëna si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, e babai si punëtor arsimi) për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.
KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serb, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll.
Është për keqardhje se si presioni i institucioneve të Serbisë është aq i shtrirë tek komuniteti serb që jeton në Kosovë, sa që nuk lejojnë që një futbollist i talentuar ta zhvillojë karrierën e tij ashtu siç dëshiron. Kjo dëshmon se sa e vrazhdë është politika serbe ndaj bashkëkombasve të tyre që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe që duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në paqe dhe në harmoni me bashkëqytetarët e tjerë në Kosovë.
Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka qenë e hapur dhe është përpjekur t’u japë hapësirë të gjithë talenteve të futbollit, pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë. Edhe në rastin e talentit Iviq, ne e kemi përkrahur fuqishëm vendimin e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, që ta ketë në dispozicion këtë futbollist dhe e kemi inkurajuar atë që t’i japë hapësirë të gjithë lojtarëve që e meritojnë të veshin fanellën e Kombëtares tonë.
FFK asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë.
Me këtë rast kërkojmë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb. Kjo është ndërhyrje e pastër e politikës në sport dhe duhet të dënohet nga të gjithë.
Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë çmos që edhe në të ardhmen të gjithë të rinjve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike t’ju mundësojë hapësira për zhvillimin dhe shfaqjen e talentit në të gjitha trevat ku ata jetojnë, por edhe në ekipet kombëtare.
Me respekt
Komiteti Ekzekutiv
Agim Ademi, president

Etiketa: Ilija Ivicklubi i "Flamurtarit"Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të KosovësU19

Të Lidhura

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

nga 27
20:20 | 04/02/2026
0

Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike të Dimrit Milano Cortina 2026 do të zhvillohet më 6 shkurt 2026, në stadiumin...

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
20:16 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
19:40 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Para
Vjollca Hoxha humb gjyqin për aksionet e “Digitalb”

Vjollca Hoxha humb gjyqin për aksionet e “Digitalb”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026
Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

20:16 | 04/02/2026
Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

19:40 | 04/02/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:38 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com