Pak përpara se të fillonte sfida midis Kardif-Totenhem që u zhvillua ditën e hënë ka ndodhur një episod ku një nga vogëlushët që shoqëron futbollistët, ishte pranë kapitenit vendas Sean Morrison, kur ky i fundit e hodhi shihen me ujë në tokë.
Vogëlushi mori shishen për t’ia dhënë kapitenit, pasi me siguri mendonte se ajo i ra Morrisonit, por ai e la sërish aty duke i shtrirë dorën që të zbrisnin më pas në fushën e blertë.
Ndërkohë kanë qenë të shumtë komentuesit që kanë menduar se djaloshi e kishte bërë këtë gjest pasi nuk dëshironte të linte mbeturina në tunelin e stadiumit.
https://youtu.be/urYTUXKhh58