Reagimet nga bota e futbollit dhe jo vetëm nuk mungojnë në nder të Pele, i cili humbi jetën një ditë më parë.
Një tjetër legjendë e këtij sporti, Franc Bekenbauer, ka reaguar për legjendën braziliane, duke e konsideruar si një vëlla.
“I lindur në Tres Koraçoes, pele kishte tre zemra: për futbollin, për familjen dhe për të gjithë njerëzit. Ai që luajti me yjet dhe gjithmonë qëndroi me këmbë në tokë. Unë shkova në SHBA në 1977 sepse doja vërtet që të luaja me Pelenë në një skuadër te Nju J
ork Kozmos. Ajo kohë ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në karrierën time. Ne fituam kampionatin amerikan që në herën e parë dhe Pele më quajti vëlla. Ishte një nderim i paimagjinueshëm për mua. Futbolli gjithmonë do të jetë i yti miku im! Ti do të jesh gjithmonë. Faleminderit për lojën, O Rey!”, shkroi legjenda gjermane.