Nga Sokol Shameti
Edhe pse Greqia këmbëngul të quajë të vetën këtë veshje fisnike shqiptare, është mbase koha që shqiptarët t’i japin asaj vendin që i takon. Fustanella është thjesht dhe vetëm shqiptare. Kudo që të kërkoni, do të gjeni se të parët që e futën në modë, ishin trima kokëkrisur shqiptarë dhe prej dëshirës për t’u ngjarë atyre, e huazuan edhe të tjerët. Nga arvanitët e Toskërisë së thellë, në Myzeqe, Shqipëri të mesme e deri tek përfaqësuesit e sojshëm të familjeve shkodrane, fustanella është aty si një dëshmi kombësie shqiptare. Eshtë koha ta rikthejmë në shtëpi.
Duhet ta vërtetojmë dhe jo vetëm me fjalë gazetarie. Institucionalisht.