Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të prodhimit të lëndëve narkotike. Një sasi prej 38 kilogramë kanabis janë sekuestruar në banesën e shtetasit A. Xh. 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e A.Xh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, 3 krehera me 41 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283 dhe 278/4 të Kodit Penal”- sqaron policia.