Administratori i OSHEE, Haki Mustafa ka pezulluar sot nga detyra dy punonjës të kësaj kompanie me motivacionin “Për pjesëmarrje në fushatë”.
Bëhet fjalë për Bukurosh Macin, me detyrë drejtor i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Elbasan dhe Ndue Nikollin me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë.
Po sot administratori i OSHEE-së, Haki Mustafa, ka komanduar Alfred Mitron në pozicionin drejtor i drejtorisë rajonale të OSHEE, Elbasan dhe Admir Uruci si shef i agjencisë OSHEE, Pukë.