Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi sot se do të normalizohet situata me furnizimin me ujë të pijshëm brenda ditës së sotme.
Sipas Veliaj situata në liqenin e Bovillës po përmirësohet ndjeshëm dhe po punohet për filtrimin e ujit, ndërsa një pjesë e qytetit tashmë është stabilizuar.
Në lidhje me hapjen e portave të digës së Bovillës, Veliaj deklaroi se ato vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe se niveli i liqenit është nën kuotën maksimale.
Sipas Veliaj vendimin për hapjen e digës e merr administratori i shoqërisë, i cili paraprakisht ka detyrimin ligjor të njoftojë zyrtarisht edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës.