Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka “ngacmuar” Marinën ruse me anë të një postimi në Twitter pas fundosjes së anijes kryesore të flotës “Moska” në Detin e Zi.
“Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i kujton Marinës ruse se ngushticat e Detit të Zi janë të mbyllura vetëm për hyrje,” shkruhet në postim.
Pjesa tjetër e flotës suaj që mbetet në sipërfaqe vijon t’i ketë të hapura për t’u larguar.”
Kujtojmë se sipas autoriteteve ruse, anija u fundos pas një zjarri në bord që shkaktoi edhe shpërthimin e municioneve, por Ukraina nga ana tjetër thotë se anija “Moska” ishte shënjestër e raketave të prodhuara së fundmi në vend.