Mëngjesin e sotëm një makinë është zhytur në rezervuarin e Çerkezës. Mjeti është e zhytur tërësisht në ujë në distancën 20 metra nga diga duke e bërë të pamundur lëvizjen e saj pa ndihmë të specializuar. Policia bën të ditur se janë lajmëruar në orën 07:20 nga roja i sigurisë së rezervuarit se brenda saj ndodhet një mjet i fundosur.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.
Nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit apo pasagjerët kanë dalë në kohë nga makina. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.