Fundi i marrëzisë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundi i marrëzisë…

10:25 | 28/09/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Saimir Demi

Deri të shtunën, java e katërt e Kategoristë Superiore prodhoi një tabelë qesharake rezultatesh, nga ato që nuk ndodh t’i shohësh askund tjetër. Në katër ndeshje të luajtura, tre përfunduan 0-0 dhe vetëm kampionët që vazhdojnë të jenë ndryshe mundën të shënonin një gol. Por, për të mos na e ulur optimizmin që na karakterizon, na u tha se duhet pritur edhe 24 orë, pasi në kalendar është derbi dhe kjo jo vetëm për të përmirësuar imazhin e këtij futbolli që ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, por edhe me idenë se derbi do të na bënte një surprizë të bukur. Pra, vetëm me qëllimin e mirë, na u tha të bëjmë pak durim dhe të presim për të shijuar mrekullinë e diellit që del për të shkëlqyer, pas një shiu të mërzitshëm. Dhe ne pritëm, siç kemi pritur në më të shumtën e ditëve të jetës, të na vijnë vetvetiu të këqijat dhe të mirat. Kurse derbi ishte njëlloj si e premtja dhe si e shtuna, dy zero të tjera në të dy krahët e fushave, por vetëm se këtë rradhë nuk na gënjyen, kur na thanë se kjo është vitrina futbollit shqiptar… kjo është. Por, një gjë vazhdon të më mbetet e pakuptueshme dhe kjo është mënyra e dhunshme se si përgatiten ndeshjet derbi nga njerëzit e mediave, pikërisht nga ata që i kanë dhënë atribute vetes për të na montuar javë pas jave vitrina përpara fytyrës. Madje çuditërisht edhe kjo bëhet për një qëllim të mirë, për ta bërë ndeshjen shumë më interesante se mundësitë që kanë skuadrat në fushën e lojës. E njëjta gjë në prag të çdo takimi. Parashikohet që 5-6 ditë përpara një atmosferë tejet inkadeshente, flitet pa fund për banera dhe flakadanë dhe kur afrohet dita e madhe kontaktohen tifozë që prezantohen si “ultras” të thekur, për të cilat e diela dhe të gjitha të dielat kur luajnë këto dy skuadra janë më të rëndësishme se e diela e tyre e dasmës. Edhe në këtë rast nuk kishte si të bëhej përjashtim, në të kundërt u fol aq shumë për tifozeri të ashpra, që duhet t’u hiqet mundësia e kontaktit me njëri tjetrin, në të kundërtën mund të pritet një “Vaterlo” me përmasa të ngjashme, ose diçka më pak se ajo e Napoleonit. Ndërkohë që pre e këtyre parashikimeve ra edhe Policia e Shtetit, e këtij shteti, që kur do vihet në lëvizje edhe nga një edicion lajmesh. Kështu, në planin e masave të hartuar me aq nxitim, siç ndodh në kohë emergjencash, u përfshi edhe një ide absurde: Për të mbërritur në “Elbasan Arena” tifozeritë do të ndaheshin, një pjesë do të udhëtonte nga rruga e zakonshme (sigurisht të vëzhguar nga uniformat blu) dhe pjesa tjetër nga Rrogozhina. Në këtë mënyrë do të bëhej i mundur evitimi i përplasjeve të përgjakshme. Ndërsa ditë pas dite, budallallëku vazhdoi të amplifikohej dhe Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund të qëndronte indiferente, sidomos në raste kur hyjnë në mes interesat e kombit. Gjenitë e zyrave përballë Ambasadës Amerikane hodhën një tjetër ide brilante; të hiqeshin ulëset në tribunat, ku do të sistemoheshin tifozët, përveç poltronave të tribunës VIP. Pra, aq ishin përgatitur të prisnin barbarë të gatshëm për t’i shqyer stolat, për t’i flakur, për t’i përtypur, saqë pranuan të shkelnin një prej pikave të rëndësishme të rregullores së UEFA, që e kanë implementuar edhe në të tyren, sipas të cilës, në asnjë sektor stadiumi me vende në këmbë, nuk duhet të lejohet kategorikisht prania e tifozëve. Dhe vende në këmbë quhen ato që nuk kanë stola. Dhe fundi i marrëzisë vjen gjatë ndeshjes, kur komentatorët u çuditën me sjelljen normale të tifozerive dhe vazhdimisht kujtonin të zhgënjyer se ky derbi duhet të ishte si ai i Gllazgout, Beogradit, Athinës, Zagrebit, apo Varshavës. Por, pavarësisht gjithë kësaj çmendurie nxitëse nuk ndodhi asgjë, as përpara as pas derbit, as menjëherë pas tij dhe as tani që kemi filluar të presim derbin tjetër. Partizani dhe Tirana janë dy skuadra të një kryeqyteti, që dikur ka pasur një numër shumë të kufizuar banorësh dhe mbështetësit e tyre janë rritur në të njëjtat rrugica, me të njëjtat halle që të bënin solidarë për të përballuar një jetë shumë të vështirë, ndërsa skuadrat e futbollit ishin thjeshtë preferenca sportive, që arrinin maksimumin në debate disa orëshe, ndonjëherë me tone më të larta se normalja. Tifozët e sotëm janë veç pasardhësit e tyre, me ndryshimin e vetëm se bëjnë një jetë shumë më aktive, apo janë më të lirë. Por kanë të njëjtën qytetari, si ata që i sollën në jetë dhe geni nuk mund të deformohet nga thirrjet idiote për t’i ngjarë Beogradit, apo Varshavës. Në Gllazgou tifozët e derbit janë rreshtuar si antagonistë, si pasojë e një konflikti të vjetër fetar midis protestanëve dhe katolikëve, ndërsa këtu nuk mund të gjendet asnjë ngjashmëri. Në Tiranë e kudo në Shqipëri jetojnë normalisht besimtarë të të gjitha feve, ateistë, hebrenj, ujgurë e muxhahedinë. Në shkallët e stadiumeve të Beogradit dhe Athinës dominojnë nacionalistët dhe anarkistët, çfarë lidhje kanë këta tanët që duhet t’i imitojnë? Në “Elbasan Arena” pamë djem e vajza, familjarë me fëmijë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe sapo Enea vërshëlleu për ta mbyllur u nisën për në shtëpi. Ata janë gjithmonë një vitrinë, por që herë pas here duhet pastruar nga avujt e frymës së llafazanëve, që urojnë dhunën për t’i dhënë jetë një spektakli që nuk ekziston.

Etiketa: budallallëkuderbiElbasan ArenamarrëziNapoleonipreferenca sportivesaimir demitifozetVaterlo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shalsi: Ben Blushi kukuvajkë, hipokrit, pseudopatriot i pacipë

Shalsi: Ben Blushi kukuvajkë, hipokrit, pseudopatriot i pacipë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com