Fundi i hipokrizisë për reformën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundi i hipokrizisë për reformën

21:42 | 10/05/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mero Baze
Përditë e më shumë Lulzim Basha po e kupton se spiralja e hipokrizisë, me të cilën ka luajtur deri tani me reformën në drejtësi, po e rrezikon atë personalisht në parti. Qysh nga hapja  e këtij debati gjashtë muaj më parë, kur PD pranoi më në fund të marrë pjesë në këtë proces, Basha ka qenë tërësisht i pasinqertë më shumë me PD, se sa me dy ambasadorët dhe me shumicën.

Ka qenë i pasinqertë me PD, pasi në tryezë u ka thënë atyre vazhdimisht se nuk do ta kalojmë reformën, por do bëjmë sikur, ndërsa ambasadorëve u ka thënë se do ta kalojmë reofrmën, por ka problem Berishën nga një anë dhe Ramën nga ana tjetër, duke ndryshuar natyrisht herë pas here kushtet gjatë rrugës.

Tani, nëse kthen kokën mbrapa dhe kujton çfarë kushtesh ka vënë Basha për reformën, do të shikoni se kemi dhjetra të tilla që nuk kanë lidhje fare me reformën. Ka pas kushte për Strazimirin, kushte për Lagunën e Patokut, kushte për Valentina Leskaj dhe Koço Kokëdhimën, kushte për Sadriun dhe “Aurora Grup”, kushte për parkun e Liqenit dhe bunkerin para Ministrisë së Brendshme, kushte për tenderat e fituar dhe koncesionet, kushte për stadiumin dhe planin urbanistik etj.

E gjithë historia e debatit për reformën, në të vërtetë ka qenë një proces i alibive që Basha ka nxjerrë për të mos lejuar asnjë palë të fliste për reformën, pasi kishte problem mos i kuptohej qëndrimi i tij.

Në fund, me një tinzari të pashoqe, kryesisht ndaj PD, ka shkuar ka negociuar me diplomatët dy gjëra: E para, që ata të shkojnë vetë në mbledhjen e grupit të PD që të bindet Berisha, (pasi siç u thotë diplomatëve, atij nuk ka çfarë t’i bëjë) dhe për këtë ambasadorët duhet të shkojnë dhe në dy grupet e tjera. Dhe e dyta, nenin 25, të cilin duhet t’ia bënin si nder, pa u marrë vesh kurrë që e kishte kërkuar ai.

Të dyja këto kushte tashmë nuk ishin më kundër Edi Ramës, por për të shpëtuar nga hipokrizia e tij me Sali Berishën dhe nga fakti që tani ka ardhur ora të jetë, ose me atë, ose me armikun.

Sot, kur dy ambasadorët e stërlodhur nga kjo zvarritje epike pas tekave të një gënjeshtari të sëmurë, që gënjen dhe veten çdo mëngjes, shkuan dhe takuan dy partitë e shumicës pa ndonjë dramacitet dhe ata konfirmuan votën pro reformës, siç është, që sot, Basha shpërtheu i alarmuar, pasi tani litari po ngushtohet rreth qafës së tij. Ai ose do thotë po dhe Berisha t’i rrëzojë stolin, ose do të thotë jo dhe Perëndimi t’i rrëzojë stolin.

Për këtë shpiku dhe nja 20 kushte të tjera deri tek votimi me gisht, për të cilin katër vjet më parë, harxhoi dhe ca para dhe e anuloi ditën e fundit. Por mbi të gjitha shpiku se Edi Rama e do reformën për Koçon, çka nënkupton se dhe SHBA e BE, po luftojnë për Koçon….Është fundi i pritshëm i një lideri qesharak, i cili nuk di si t’i iki nesër në takimin me prindër, ballafaqimit me mësuesin e vet. Është torturë e madhe të thërrasësh në ballafaqim një gënjeshtar dhe t’i thuash sy më sy, çfarë më ke thënë mua dhe çfarë i ke thënë palës tjetër. Lulzim Basha është në këtë hall dhe këto janë 24 orët e tmerrshme të tij. Tani me dikë duhet të ndahet përfundimisht për gënjeshtrat që i ka thënë për secilin pas krahëve. Por e kam një parandjenjë. Nuk do të ndahet me askënd, por të dy palët do të ndjejnë një lloj neverie pas kësaj, kur të ballafaqohen me njeriun që ka gënjyer veten, për ta pasur më lehtë të gënjejë të tjerët. Dhe nuk do merren më me të!

Etiketa: alibiballafaqimgënjeshtarhipokriziMero Bazespiraljatakim me prindërvotimi me gisht

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Itali, shqiptari humbi jetën në aksident, mister shkaqet

Amsterdam, Gjykata hollandeze shpall të ndaluar Arben Frrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com