Fundi i Fundit mbërriti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundi i Fundit mbërriti

09:42 | 17/05/2016
në Uncategorized
0

Nga: Armando Mosho

Prej një kohe të gjatë ja pata ndaluar vehtes bërjen publike të shkrimeve, dhe kjo bazuar në shprehjen ʺecrire, c`est hurler on silence – të shkruash, është të vajtosh në heshtjeʺ. Fakt është se u kuptua tanimë se `lufta` nuk mundet të bëhet asesi me pamflete, biles idembajtësi dhe shkruesi pëson një fyerje të rëndë kur shtron problematikat – shoqëruar këto dhe me zgjidhjet respektive dhe `Fap`, si me magji, ato problematika merren për trajtim, por krejt në një tjetër suazë, kah synimit për denigrim masiv të kauzës.

Dhe kur ushtruesi i pushtetit niset me këtë ligësi në zemër për ta denigruar tjetrin, natyrisht që mbetet vetëm të bëhesh mbrapsht, subjekt i ligësisë tënde dhe kjo jo domosdoshmërisht prej atij që tentove ta denigrosh, por kjo bazuar sipas parimit, (që shumë nuk e kuptojnë) që njeriu zgjedh ta tërheqë vetë nga Universi  cfarë do të dëshironte të kishte pjesë të jetës së tij. Pra, ʺatë që jep – ajo të vjen mbrapshtʺ.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Situatat që i janë krijuar së fundmi atdheut kanë qënë mpirëse dhe vetëm një njeri me intelekt tepër të tkurrur mundet të mos i lexoj drejt dhe ta kuptojë se për ku këto keq-zhvillime e destinojnë fatin e atdheut.

Eshtë aq e vështirë të trajtosh një çështje të caktuar, pasi të gjitha janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën dhe derivojnë si një rrjedhë llogjike e një stili të zgjedhur jetese. Fatkeqësisht zgjedhja e stilit të jetesës së një grupi fare të vogël ushtruesish të pushtetit, vijon të na e mbajë vendin peng prej 72 vitesh.  Kur besuam se pas viteve `90 sjelljet monstruoze të sekretarëve të partisë së punës do të kishin marrë fund, ligësisht – rilindja na shfaqi një prej personazheve të saj të vrimuar.

Në fakt jetojmë në një vend shumë shumë të vogël dhe mungesa e vetëpërmbajtjes mund të rezultojë fatale. Kjo jo vetëm për ata që tentojnë të ofrojnë vende pune përkundrejt favoreve seksuale, por ka edhe shumë më keq se kaq – ka indicie se ka prej tyre që mbajnë tituj të lartë akademik që nuk tolerojnë asnjë vajzë simpatike të kaloj provimet e fakultetit `pa i shtënë në dorë`. Kjo është barbari, monstruozitet, perversitet. Kjo çështje, nuk pritet të marrë zgjidhje shpejt. Në atdheun tim po punohet dhe jetohet vetëm për fasadën, se çfarë na ndodh brenda – shshshshsht mos u ndjeni .

Të tentosh të imitosh pamje të jashtme, jo për qellime praktike, por për te shkaktuar iluzionin artistik, për të tentuar të mbetesh përsëri në mënyrë të pamerituar Zot i seriozitetit, ky është proçesi që u përket sofistëve që janë krejtësisht pamje e jashtme, fjalë pompoze, sjellje entuziaste dhe që u drejtohen shpirtërave krejtësisht të zbrazët, te etur për pamje, tinguj dhe efekte.

Dhe kjo na derivon në pikën ku perçmohet madhështia e atyre që bëjnë përjashtimin nga kjo sjellje – e atyre që posedojnë seriozitetin e vërtetë dhe shkencën.

Në fakt prirja për ta keq orientuar individin drejt sjelljeve të kushtëzuara jo të ndershme qysh në një moshë fare të hershme, pikërisht aty ku duhet krijuar personaliteti intelektual i individit, vjen e gjitha në funksion të krijimit të individëve të kapur, të nënshtuar, të pamundur për ta ngritur zërin sepse dicka tepër intime do tu përdoret kundër tyre. Me këtë intimidim masiv, bëhet e mundur më pas dhe mbajtja hapur e rrugës për ta vijuar `karrierën` tek partia respektive, por gjithmonë duke shërbyer dhe duke ja mbajtur hapur edhe rrugët partisë, për akumulime të mëdha financiare – atyre ` Të mëdhenjve fare`. Pra, mundet ta kuptojmë edhe vetëm nga ky paragraf se sa rëndësi merr edhe thjesht një garë midis akademikësh? Prej nga ketu na krijohet njeriu `i ri – i kapur` – që nesër do ti shërbejë pushtetit për të akumuluar fort financiarisht.

Vetëm deri në njëfarë pike pasuria e bën njeriun të pavarur, të lirë – një shkallë më shumë dhe pasuria bëhet padrone dhe i pasuri skllav. Si i tillë më pas ` të mëdhenjve fare` ju duhet të sakrifikojnë kohën e mendimet e tyre dhe ta detyrojnë vehten që tani e tutje të lidhen, të fiksohen në një vend, të përfshihen në një shtet dhe të gjitha këto ndoshta kundër nevojave të tyre më thelbësore. Por, për këtë popullit shqiptar i duhet ende të presë se cfarë letrat e Panamasë apo ndonjë shteti tjetër munden të tregojnë.

Më duhet ta ripërsëris që ngjarjet që sjellin një situate të frikshme për atdheun, janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëra – tjetrën, siç është e vërtetë që situata po degjeneron në cdo fushë sepse po qeverisemi nga njerëz të kobshëm, të paaftë ose thënë ndryshe ʺqë nuk munden ta godasin gozhdën në kokë dhe çekiçi i tyre po godet direkt mbi kokat e popullatësʺ.

Eshtë e lehtë, e lehtë në mënyrë qesharake , të hartosh një model për zgjedhjen e një trupe ekzekutive dhe legjislative. Së pari – duhet të vendosësh mënjanë njerëzit e ndershëm dhe të denjë për t`ju besuar vendin, që në të njëjtën kohë janë dhe ekspertë në ndonjë fushë, nëpërmjet një veprimi reciprok dhe njohje të kapaciteteve të tyre. Pastaj mes këtyre do të duhet, në një shoshitje më të ngushtë, të zgjedhësh njerëzit më kompetentë dhe të ditur, të dorës së parë, në secilin specialitet, njësoj nëpërmjet një njohjeje dhe garancie reciproke. Kështu, i përbërë prej ketyre, trupi legjislativ do të duhet së fundi për secilin rast të veçantë, të vendosë vetëm notat dhe gjykimet e komponentëve më të specializuar dhe ndershmëria e të gjithë të tjerëve duhet të jetë aq e madhe sa të mjaftojë për të kuptuar thjesht leverdinë e të lënit vetëm në dorë të këtyre votimin mbi këto gjëra, në mënyrë që ligji , në kuptimin më të ngushtë të rrjedhë nga arsyeja e më të arsyeshmëve.

Cfarë po na ndodh sot? Votojnë partitë dhe çdo votim është i përbërë prej qindra ndërgjegjiesh të turpshme, të keqinformuara, të paaftë për të gjykuar, të atyre që votojnë për të imituar, të shtyrë e të tërhequr zvarrë. Asgjë nuk e ul më shumë dinjitetin e një ligji të ri sa ky turp i detyruar dhe pandershmëria te e cila synon çdo votim partie. Por, siç e thamë më lart, është e lehtë, në mënyrë qesharake e lehtë , të përpunohet diçka e ngjashme. Asnjë fuqi në këtë vend nuk është sot aq e fortë sa të realizojë më të mirën, të paktën derisa besimi te dobia e lartë e individit të ndërgjegjshëm të mos shkëlqejë edhe në më të prirurit keq dhe të preferohet krahasuar me besimin që zotëron sot. Në sensin e kësaj të ardhmeje motoja e atdheut tonë duhet të jetë: më shumë respekt per komponentin! Dhe Poshtë të gjithë ato/a ndërgjegjie prishur që kanë votuar ligje të deritashme, të dëmshme deri në palcë për atdheun!

Një përparim i rregullt dhe i shpejtë është i mundur, dhe kushti i vetëm për këtë është që secili në fushën e tij të ketë konkurrentë jashtëzakonisht mosbesues dhe që tia shohë mirë gishtat. Nga ky afrim i mosbesuesit lind drejtësia në republikën e të diturve.

Fundi i fundit të rilindjes mbërriti, dhe tani mbetet vetëm të përjetojmë fillimin e rikthimit të dinjitetit njerëzor bazuar në të drejtën.

Etiketa: Armando MoshoLetrat e Panamasë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Elbasan/ Kthehet në protestë shfaqja me temë nga komunizmi

Elbasan/ Kthehet në protestë shfaqja me temë nga komunizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com